Google pezullon pa afat 'Project Ara-ën' - Business Magazine Albania

Google pezullon pa afat ‘Project Ara-ën’


Google ka njoftuar pezullimin pa afat të Project Ara, një projekt që do të mundësonte përzgjedhjen e pjesëve dhe ndërtimin e një telefoni sipas dëshirës së njerëzve.

Kompania prezantoi me shumë bujë në 2013 këtë projekt dhe në muajin maj të këtij viti tha se këtë vjeshtë do të hidhte në treg pjesët e para.

Por me gjasa, diçka nuk ka shkuar sipas planeve të gjigandit teknologjik amerikan. Në njoftimin zyrtar të kompanisë thuhet thjeshtë ‘shtyrja’ pa afat e këtij projekti, pa dhënë argumentimin se përse.

Reuters raporton se projekti është braktisur përkohësisht për t’u përqendruar tek telefonat, tabletet dhe shërbimet që ofron aktualisht kompania në tregun e telefonave inteligjentë.

Project Ara nisi në gjirin e Motorolas kur kjo kompani u ble nga Google, e cila e shiti sërish më vonë, ndërsa projektin premtoi ta zhvillonte vetë. Ideja ishte që klientët “ta ndërtonin vetë” telefonin e tyre sipas preferencave, duke përfshirë këtu ekranin, kamerat madje dhe procesorin.

 

burimi:top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0