Master në Administrim Biznesi, në Selanik nga Universiteti i Sheffield-it - Business Magazine Albania

Master në Administrim Biznesi, në Selanik nga Universiteti i Sheffield-it


Universiteti i Sheffield-it ofron programin e tij të mirënjohur Master në Administrim Biznesi në Selanik, duke i dhënë mundësi menaxherëve dhe sipërmarrësve nga rajoni të fitojnë arsim me cilësi të lartë, në nivelin e një prej 100 universiteteve më të mira në botë.

Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield, CITY College, ofron programin Master në Administrim Biznesi në të gjithë Europën Juglindore që nga viti 1993, duke e bërë atë Masterin e parë ndërkombëtar që ofrohet për të gjithë rajonin.

Ky është një program inovativ që është projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e menaxherëve të sotëm, të cilët kërkojnë të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë për avancimin e karrierës së tyre. Të diplomuarit do të pajisen me diplomë nga Universiteti i Sheffield-it, i cili renditet midis 100 universiteteve më të mirë në botë (i 84-në botë, i 29 në Evropë -sipas renditjes QS 2016-17).

Duke lehtësuar kombinimin e punës dhe studimit, programi organizohet një herë në muaj në një fundjavë (të premten pasdite, të shtunë dhe të dielë). Në sajë të kësaj mënyre organizimi studentëve nuk u duhet të ndërpresin karrierën e tyre.

Trupi akademik përbëhet nga profesorë dhe ligjërues nga Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield-it, universiteteve të tjera të mirënjohur dhe ekspertë të shquar nga bota e biznesit. Programi integron teorinë dhe praktikën që çon në njohuri të aplikuara në gjashtë disiplina të biznesit: Menaxhim i Përgjithshëm, Marketing, Financë, Menaxhimi i Kujdesit Shëndetsor, Logjistikë e Menaxhimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Për më tepër, programi i Masterit në Administrim Biznesi bazohet në një qasje gjithëformuese në arsim duke siguruar një kuptim të gjerë të biznesit dhe të menaxhimit të koncepteve me një fokus të qartë në formulimin e strategjisë së biznesit dhe ekzekutimit. Më konkretisht qëllimi i mësipërm arrihet përmes: a) strukturës së lëndëve dhe përmbajtjes që përfshin 14 module dhe një disertacion apo projekt biznesi dhe b) nëpërmjet programit të zhvillimit të aftësive që është projektuar ekskluzivisht për të përmbushur nevojat e menaxherëve të sotëm, të cilët veprojnë në mjedis të globalizuar, duke i pajisur studentët me aftësitë e nevojshme si dhe me mundësi të vlefshme për rrjetëzim ndërkombëtar.

Programi i Masterit në Administrim Biznesi i Universitetit të Sheffield-it ka qenë gjithmonë zgjedhje e kompanive prestigjoze dhe organizatave në të gjithë Europën Juglindore dhe Lindore për trajnim dhe zhvillim të karrierës. Pjesëmarrësit nga më shumë se 20 vende të ndryshme pasurojnë përvojën e tyre të të mësuarit duke u rrjetëzuar me profesionistë të tjerë, përfaqësues të bizneseve të ndryshme. Ata takohen, bashkëveprojnë, ndërtojnë marrëdhënie dhe rrjetëzohen me një komunitet të gjerë të studentëve dhe ish studentëve të Master-it në Administrim Biznesi, duke çuar më tej karrierën dhe zhvillimin e kompanisë së tyre. Aktualisht programi ofrohet në 6 qytete të ndryshme në Evropën Juglindore dhe Lindore: Selanik (Greqi), Beograd (Serbi), Bukuresht (Rumani), Kiev (Ukrainë), Sofje (Bullgari) dhe nga ky vit në Jerevan (Armeni). Për më tepër, pjesëmarrësit e Master-it në Administrim Biznesi, nga të gjitha vendet takohen, bashkëbisedojnë dhe ndërveprojnë për më shumë se 2 javë studimi sfiduese (një në Sheffield, Britani e Madhe dhe tjetra në Selanik, Greqi). Ky tipar unik i programit të Master-it në Administrim Biznesi prezanton studentët me mundësi për të zgjeruar rrjetin e tyre dhe për të përfituar nga njohuritë, perspektivat e praktikat e biznesit ndërkombëtar.

Programi Master në Administrim Biznesi i drejtuar nga Fakulteti Ndërkombëtar, CITY College është i akredituar nga Association of MBAs, the Association to Advance Collegiate Schools of Business (AACSB) dhe Chartered Management Institute (CMI). Përveç Master-it në Administrim Biznesi të akredituar nga Universiteti i Sheffield-it të diplomuarit pajisen me nivelin 7, që është më i lartë i CMIs: Diplomë në Strategic Management & Leadership.

 

Pranimet janë akoma të hapura. Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Znj. Mirela Arqimandriti
E-mail: albania@city.academic.gr 
Tel: +355682059301
www.citycollege.sheffield.eu/mba

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0