1. Të vendosësh të gjithë trurin në punë
Të mendosh në mënyrë strategjike kërkon që të ndryshosh mendimet e përditshme për të mendur idetë përtej logjikës në trurin e majtë. Një nga mënyrat më të mira për të kaluar përtej trurit të majtë është duke e shpërqëndruar atë me një detyrë ndërkohë që shkruani. Shkrimi e ngarkon me punë trurin e majtë, që lejon pjesën tjetër më kreative dhe intuitive të jetë më aktive. Për këtë arsye ju duhet të shkruani lista dhe qëllime.
Duke vënë gjithë trurin në punë ju analizoni se si mund të zvogëloni një problem, si të vlerësoni një ide, dhe si të përdorni gjykimet kritike. Truri i majtë ndihmon në një gjykim analitik. Kur mjete organizuese të biznesit janë në vendin e duhur inteligjenca artistike është e lirë të mendoj mundësitë për rritje dhe zgjerim.
2. Krijo një vizion
Një strateg i mirë zhvillon vizione të qarta dhe të vendosura biznesi. Praktikoni të menduarit me imazhe për të parë të ardhmen tuaj. Praktikat vizuale mendore janë aq efektive sa ushtrimet fizike. Këto të dyja mund të të bëjnë një strateg të madh.
Imazhet mendore ndihmojnë në vetëmenaxhim, perceptim, planifikim dhe memorizim. Stërviteni trrurin për performancë duke përdorur vizualizimin për të praktikuar veprimet që do të ndërrmerni së shpejti dhe përgatituni për rezultatet. Këto ushtrime vizuale nxisin motivimin, rrisin vetbesimin dhe kujdesin për veten. Ato stërvisin trrurin për sukses.
3. Vendos objektivat
Inteligjenca është çelësi për t’u bërë një strateg i zoti. Inteligjenca operative përfshin organizimin dhe planin për të marrë një objektiv dhe për ta shndërruar atë në vepër. Është i domosdoshëm përdorimi i afateve kohore kur planifikon për hapat e vegjël që të çojnë drejt synimit kryesor. Çdo arritje e vogël do të kërkojë burime të caktura, qëndroni gjithmonë në gatishmëri. Strategjitë kërkojnë planifikim, durim dhe asnjëherë mos të dorëzohesh. Afatet kohore e mbajnë biznesin të organizuar dhe me këto strategji të përzgjedhura suksesi është gjithmonë i garantuar.
4. Ji fleksibël
Strategët e mëdhenj nuk janë të ngurtë për asgjë. Ti duhet të jesh gjendje të përballesh me të papriturat. Fleksibiliteti kërkon të jesh i hapur dhe të ndryshosh drejtim sa herë të jetë e nevojshme. Dizenjo objektivat për çdo etapë të ndryshme për të matur më saktë progresin tënd. Etapat dhe afatet kohore të ndihmojnë të bësh rishikime. Kjo të jep mundësinë të jesh aktiv në ndryshimin që pritet në vend që të bllokohesh dhe të heqësh dorë kur ndrsyhimi të ndodh.
5. Intuita
Arma sekrete e strategëve të mëdhenj është fakti që ata shfrytëzojnë aftësitë e tyre intuitive. Për të qënë i zoti t’i duhet të mësosh të njohësh dhe të interpretosh emocionet e tua. Emocionet të lidhin me eksperienca të mëparëshme duke të lejuar ty të parashikosh razultatet e vendimeve të tanishme. Kur e dallon se ku po të drejtojnë instiktet, ti do të jesh më i përgatitur për gjërat që do të pasojnë. Ky qartësim të ndihmon të dallosh mundësitë për ty dhe biznesin tënd.
6. Përgjithmonë student
Për të qënë një strateg i zoti ju duhet të insvestoni në rritjen e vazhdueshme. Angazhohu me dëshirë për të mësuar gjithë kohës për të krijuar kështu modele të reja të mendimit nga çdo eksperiencë, të mira dhe të këqija. Modelet e reja bëjën që ti të reagosh më shpejt. Për këtë arsye shikoji të gjitha ndryshimet si pozitive. Zotëro ato më të dobishmet dhe hiq dorë nga ato që krijojnë probleme rreth realizimit të qëllimeve të tua.
7. Shplodhe trurin
Për të qënë një strateg i zoti në të menduar bëj pak pushim. Pusho gjatë ditës nëse je i lodhur, qoftë edhe për pak minuta apo gjithë ditën nëse e ke mbingarkuar veten këto kohë. Duke bërë pushim ti e ndihmon veten të qëndrosh i freskët dhe të përqëndrohesh. Pas pushimit ju do të do të keni ide më të qarta dhe freskia e mendjes do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet më shpejt.
8. Prano këshilla
Inteligjenca racionale është e nevojshme nëse doni të bëni strategj të mira, dhe suksesi nuk është puna e një personi të vetëm. Ji i hapur dhe i gatshëm për të pranuar këshilla dhe sugjerime. Mëso nga një mentor dhe grupet për ide rreth biznesit.
9. Balanca
Ndërkohë që ju bëheni më strategjik për arritjet e biznesit, mësoni të balanconi kreativitetin dhe pasionin me një realitet optimist për atë që mund të realizohet gjatë udhëtimit tuaj. Për të qënë një strateg i zoti ju duhet ta keni të qartë se sa e rëndësishme është të jesh realist. Kreativiteti kërkon testime dhe gabime për ta bërë një ide të plotë dhe të dobishme.
10. Durim
Mendimtarët strategjik janë të durueshëm. Ti nuk duhet të shpejtosh në përfundime apo gjykime gjatë udhëtimit tënd. Ti nuk mund të mbjellësh një farë dhe të presësh që ajo të çeli ditën tjetër. Idetë dhe mendimet e mira kërkojnë kohë për t’u zhvilluar në suksese të mëdhaja që përmbushin vizionin tuaj. Bëj durim!
Njerëzit më të suksesshëm, bizneset dhe organizimet gjithmonë synojnë përpara. Ata janë fleksibël dhe të fokusuar ndërkohë që ecin përpara duke përdorur afatet kohore për të matur progresin e tyre. Për të qënë më i miri ti duhet të zhvillosh gjuhën dhe strukturën e menaxhimit të kreativitetit. Ti duhet të zhvillosh zgjidhje krijuese për sfida të ndryshme së bashku me strategjitë për të kapërcyer këto sfida.
Një strateg i mirë e di që një e ardhme e qëndrueshme kërkon më shumë se matjet egoiste, lakmitare dhe shpesh joetike për sukseset afatshkurtëra. Një e ardhme e qëndrueshme kërkon një inteligjencë relative, një inteligjencë funksionale, inteligjencë emocionale, inteligjencë artistike dhe aftësinë për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.