Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rritja vjetore e eksporteve prej 6,8 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,4 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” kanë kontribuar me +1,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,3 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Rritja vjetore e importeve prej 14,3 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +10,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +2,6 pikë përqindje”, “Ushqim, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,4 pikë përqindje.
Në muajin Gusht 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2015 janë: Spanja me 4,4 %, Greqia me 34,5 % dhe Maqedonia me 6,1 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 10,9 %, Kosova me 9,0 % dhe Gjermania me 11,6 %.
Në muajin Gusht 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2015 janë: Italia me 5,6 %, Turqia me 14,5 % dhe Greqia me 12,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Serbia me 3,9 %, Rusia me 12,6 % dhe Polonia me 6,4 %.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 62,6 % të gjithë tregtisë. Në Gusht 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,6 %), Greqia (7,4 %), Kina (7,1 %) dhe Turqia (6,7 %).
Burimi: instat.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.