Speciale nga Business Mag Albania
Budva, 2016
Jon Bradford
Spikeri i parë i konfirmuar i Spark.me është Jon Bradford, bashkëthemeluesi i F6S (komuniteti lider i startupeve, ku këto të fundit rriten bashkë nëpërmjet programeve të startupeve, kontratave, punësimeve, diskutimeve dhe eventeve), dhe i Tech.eu (blog i teknologjisë që ju vjen në ndihmë për të kuptuar industrinë teknologjike në Europë nëpërmjet të dhënave, historikut, statistikave dhe intervistave). Gjatë 5 viteve të kaluara, Jon ka shërbyer si një këshillues për shumë akseleratorë të tjerë që kanë pasur nën guidën e tyre shumë kompani, që nga Montreali e deri në Moskë.
Frank Gruber
Bashkëthemelues dhe CEO i Tech.Co, gazetar i medias së re, dhe investitor ëngjëll. Frank bashkëthemeloi Tech.Co (më parë Tech Cocktail) në 2006-n, që është kthyer në një nyje e rëndësishme për klasa kreative, duke iu ofruar startupeve të teknologjisë lajme, ngjarje dhe burime të fokusuara. Frank ka qenë i nominuar “Sipërmarrësi i Vitit në Nevada” për 2013-n, i nderuar si “Titani i Teknologjisë së Washingtonit” në Washington, DC në 2009-n, 2011-n, dhe 2013-n dhe i emëruar nga Forbes si një nga njerëzit me lidhjet më të shumta në fushën e teknologjisë. Si një gazetar punët e tij kanë qenë pjesë e publikimeve kryesore të Tech.Co, TechCrunch, Fortune, The Huffngton Post etj.
Brian Solis
Brian është një analist kryesor në firmën e kërkimit Altimeter Group, e njohur për kërkimet e saj në fushat si media sociale, Internet of Things dhe privacia e të dhënave. Brian ka studiuar efektet e teknologjive të reja te bizneset dhe shoqëria. Ai është një kontribuues i rregullt në publikimet e bizneseve dhe industrive lider përfshirë Ad Age, Forbes, Wired dhe VentureBeat midis të tjerëve. Blogu i Brianit është konsideruar vazhdimisht si një nga blogjet lider të marketingut dhe biznesit. Si një spiker shumë i dëshiruar, Brian ndan vizionin dhe eksperiencat e tij në mënyrë aktive nëpërmjet kërkimeve dhe prezantimeve në konferenca dhe evente në mbarë botën për të ndihmuar organizatorët dhe për të përqafuar dinamikat që përcaktojnë ngritjen e transformimit dixhital, inovacionit, konsumerizmit dhe stileve dixhitale të jetesës.
Annie Machon
Annie Machon është një shkrimtare, komentatore në media të ndryshme dhe folëse publike për tema si: lufta kundër terrorizmit, lufta kundër drogës dhe lufta që ndodh në internet. Annie ka shërbyer më parë si agjente pranë Shërbimeve Sekrete Britanike ose siç njihet ndryshe me emrin MI5. Ajo e ka ushtruar këtë detyrë gjatë viteve 90’të, përpara se të jepte dorëheqjen dhe të shpallte publikisht padrejtësitë që kryente agjencia e spiunazhit britanik. Ajo tani punon si drejtoreshë e LEAP dhe bashkë-drejtore e Code Red. Gjithashtu Annie Machon është anëtare e Sam Adams Associates dhe mban titullin MA (Hons) Classics nga Universiteti i Kembrixhit.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Danica Kombol
Danica është drejtore ekzekutive e “Everywhere Agency”, një firmë lidere në fushën e medias sociale dhe marketingut, e cila punon për fushatat e kompanive të Fortune 500. Një nga arritjet më të mëdha të “Everywhere Society” është fitorja e Çmimit Botëror Guiness për mesazhin më të përhapur në rrjetet sociale me fushatën #BeatCancer. Danica Kombol u bë një producente e suksesshmë televizive duke punuar në emisione të rëndësishme si Saturday Night Live, Kids in the Hall dhe VH1. Ajo publikon shkrime për median sociale dhe sipërmarrjen në faqen e saj personale dhe Cox Blue dhe është folëse në konferenca ndërkombëtare për sa i përket medias sociale.
Marvin Llao
Marvini është partner i kompanive ndërkombëtare të investimit dhe përshpejtuesit të startup-eve, 500 Startups me bazë në Silicon Valley. Ai investon në median dixhitale, teknologjinë e reklamimit, në tregje dhe startup-e ndërkombëtare. Marvin Liao ka punuar për kompaninë Yahoo rreth 10,5 vjet. Ai ka pasur role të ndryshme në kompani si në departamentin e shitjeve zhvillimin e produktit, marketingut etj. Marvini është pjesë e bordeve të kompanive të ndryshme që merren kryesisht me marketing dhe teknologji.
Scott Morrison
Ish-Drejtori i Marketingut të Diesel, Levi’s dhe Activision. Scott ka drejtuar disa nga brandet më të mëdhaja në botë, ka punuar me disa nga liderat më frymëzuesë, eksperiencë të cilën e ka shfrytëzuar për biznesin e tij, ‘The Boom!’. Ai ka zhvilluar, drejtuar dhe fituar disa çmime në rrugën e tij për fushata të cilat përfshijnë ‘Studio Africa’, ‘Be Stupid’ dhe ‘Rebbot’ te Diesel; ‘501’, ‘Twisted’ dhe ‘Ones to Watch’ te Levi’s; ‘World Cup’, ‘Freestylers’ dhe ‘Running’ për Nike; etj. Nëpërmjet një kombinimi të neuroshkencës dhe të paturit të ndërgjiegjes The Bloom! jep mësime cilësore të cilat u japin liderave, skuadrave të tyre dhe organizatës më gjërë perspektiva të reja, mjete dhe eksperienca për të ndezur dhe fuqizuar një ambjent më kreativ.
Veronica Belmont
Një personalitet i medias online, një këshilluese startupi, folëse dhe moderatore e podcast-eve nga San Francisco, me më shumë se 1.7 milionë ndjekës në Twitter! Si një autore dhe reportere ajo ka punuar me CNET Networks dhe Discovery Digital, duke moderuar podcastet e produkteve të tyre më të shitura dhe shfaqjet e kritikave. Dashuria për inovacionin ka bërë që të jetë këshilluese e shumë startupeve gjatë viteve, duke përfshirë Goodreads, about.me (ku tashmë është edhe një pjesëtare e bordit), Soundtracking, WeGame, Forge, ChicCEO dhe shumë të tjerë. Si prezantuese eventesh dhe ekperte e ceremonive, Veronika ka punuar me klientë si Sony, IBM, Disney, Intel, Chevy, AOL dhe shumë të tjerë. Ndiqeni Veronican çdo javë në “Dear Veronica” për Engadget, “Sword & Laser” dhe podcast-in e “Daily Tech News Show!”
/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Dave Haynes
Pjesë e skuadrës së investitorëve Seedcamp, skuadra lider e financimeve të raundeve të para bazuar në Londër. Seedcamp është një fazë përgatitore dhe fillestare e financimeve dedikuar startupeve, e cila u mundëson themeluesve ambiciozë nga mbarë bota financime prej më shumë 200 mijë € dhe një platformë afatgjatë mbështetjeje për t’i ndihmuar që të rriten eksponencialisht. Dave u jep burime startupeve të reja ndërsa mbështet një portofol prej 200 kompanish që përfshin Transferwise, Property Partner, Revolut dhe 2 startupe serbe, TruckTrack (fitues i Startup Competition i Spark.me 2013) dhe më së fundmi, Buildcon.
Sara Rosso
Drejtore e Marketingut e Automatic, dhe themeluesja e Ditës Botërore të Nutellas. Sara është Drejtore e Marketingut e Automattic (provider i shërbimeve online si WordPress.com, Akismet, Gravatar dhe shumë të tjerë), një pozicion që i lejon asaj të demonstrojë eksperiencën e saj të gjatë prej dy dekadave në teknologji dhe strategjinë dixhitale. Më 5 shtator 2007, Sara themeloi Ditën Botërore të Nutellas, tashmë një ditë pushimi e njohur zyrtarisht e zotëruar dhe e menaxhuar nga marka Nutella. Sara është shfaqur me punën e saj në The New York Times, The Wall Street Journal, CNN, ABC News, TIME, Businessweek, The Hu ngton Post, AdWeek, Advertising Age, Sky News 24 Italy, Wired Italy, LA Times, Brandweek, RAINews24, Corriere della Sera, La Repubblica etj.
Tony Conrad
Tony Conrad është bashkëthemelues dhe CEO i about.me platformёs sё prezantimit të identitetit personal online. Ai është gjithashtu një Partner Themelues ‘Venture’ në True Ventures, ku ka rastin të punojë me themeluesë jashtëzakonisht të talentuar nga kompani si Automattic (WordPress.com), MarkerBot, Blue Bottle Co ee, CONNECTIFIER, Glowforge, HODINKEE, Highr Fidelity, Typekit, Pluralsight & GrowthHackers. Më parë, Tony ka qenë bashkëthemelues dhe CEO i Sphere, ka menaxhuar investimet në Typekit (blerë nga Adobe), Milk (blerë nga Google), OnTheAir (blerë nga Yahoo) etj. Më herët gjatë karrierës së tij, Tony shpenzoi 9 vite jashtë vendit duke punuar në Indi, Francë dhe Indonezi me Grupin Danone, duke u fokusuar në mundësitë e zgjerimit të brandit nëpërmjet shkrirjeve dhe blerjeve në Azinë Juglindore.
Paul Papadimitriou
Paul është themeluesi i Intelligencr, një firme globale për mbledhjen e informacioneve që ndihmon organizatat përqark globit në formulimin e strategjive inovative biznesi. Ai udhëton në të gjithë botën për të vëzhguar se çfarë do të thonë teknologjitë e reja për të ardhmen e të rinjve tanë, bizneseve, punës, kulturave dhe shoqërivegjeopolitika e “përçarjes”. Më parë, ai ka punuar me Microsoft, eBay, Fujitsu, SABMiller, Canonical, EY, Criteo, Siemens, Tumblr, EU ose ITU. Paul këshillon startupet në të gjithë botën dhe prodhon podcast: Layovers- mbi inovacionin për udhëtimet ajrore, The Digital Loop- mbi përçarjen dixhitale, Notional Capital- mbi startupet business-to-business. Puna dhe këndvështrimet e Paul mbi epokën ku jetojmë është shfaqur te The Economist, ABC, TF1 ose Japan Times.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.