Frank Gruber përshëndet Business Mag
Frank bashkëthemeloi Tech.Co (më parë Tech Cocktail) në 2006-n, që është kthyer në një nyje e rëndësishme për klasa kreative, duke iu ofruar startupeve të teknologjisë lajme, ngjarje dhe burime të fokusuara.Frank ka qenë i nominuar “Sipërmarrësi i Vitit në Nevada” për 2013-n, i nderuar si “Titani i Teknologjisë së Washingtonit” në Washington, DC në 2009-n, 2011-n, dhe 2013-n dhe i emëruar nga Forbes si një nga njerëzit me lidhjet më të shumta në fushën e teknologjisë. Ai është autor i “Startup Mixology: Tech Cocktail’s Guide To Building, Growing and Celebrating Startup Success” (“Miksologjia e Startupeve: Guida e Tech Cocktail për Ndërtimin, Rritjen dhe Celebrimin e Suksesit të Startupeve”) publikuar nga Wiley.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Frank Gruber: Përshëndetje! Unë jam Frank Gruber nga Tech.co. Gjendem këtu në Mal të Zi në konferencën e SPARK.ME dhe kam takuar “Business Magazine” nga Shqipëria. Besoj se ndiheni mirë që gjendeni këtu sot?
Gerti: Po vërtet. Dhe falemnderit që u ofruat të thoni disa fjalë për audiencën tonë.
Frank Gruber: Kështu që besoj se e dini se ju pret një rrugë e gjatë përpara?
Gerti: Po. Kur dëgjova prezantimin tuaj, u ndjeva njësoj sikur mund të ishit ndjerë ju 10 vite më parë besoj.
Frank Gruber: Në rregull, mund të na thoni nëse mund t’ju ndihmojmë.
Gerti: Besoj se po. Fuqia e rrjetëzimit dhe njohja e njerëzve për të patur influencë. Mendoj se prezantimi yt i tha të gjitha për këtë.
Frank Gruber: Lidhjet janë shumë të rëndësishme, ja sepse ju takova juve dhe padyshim që do mbetemi në kontakt.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.