Kredia për bizneset, bankat zhvendosen te hotelet dhe restorantet - Business Magazine Albania

Kredia për bizneset, bankat zhvendosen te hotelet dhe restorantet


Sipas sektorëve të ekonomisë, portofoli i kredisë për biznese u dominua në tremujorin e dytë nga kredia për sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve.

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë për tendencat e kreditimit, pesha e kredisë së këtij sektori arriti në 38.1%, duke dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e portofolit të kredisë për biznese në tremujorin e dytë. Ky portofol shënoi një rritje vjetore prej 2.9% në fund të muajit maj.

Kredia për sektorin e ndërtimit shfaqet gjithashtu e përmirësuar. Kredia për këtë sektor u rrit me 1.7% krahasuar me një vit më parë dhe pesha e tij mbeti në 12.8% të kredisë për biznese në fund të muajit maj. Ndërkohë, kredia për sektorin e industrisë shënoi tkurrje me rreth 2% vit mbi vit. Kjo ecuri duket të jetë ndikuar kryesisht nga reduktimi i kredisë për nënsektorin e prodhimit të energjisë dhe lëndëve të tjera djegëse.

Këto zhvillime sektoriale të financimit të bizneseve janë në linjë me ecurinë e aktivitetit ekonomik të secilit sektor në ekonomi. Analiza e rezultateve të vrojtimit të aktivitetit kreditues, tregon se bankat kanë shtrënguar kushtet e kreditimit për bizneset gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016.

Si faktorë kryesorë që kanë ndikuar këtë ecuri, vlerësohet të jenë situata makroekonomike dhe rreziku i kredisë, sikurse vihet re nga ecuria e treguesit të kredive me probleme të bankave. Pavarësisht reduktimit të raportit të kredive me probleme, ai vijon të mbetet i lartë. Problemet strukturore në përmirësimin e ecurisë së kredisë për biznese e ka dhënë kreditimi në lekë. Zgjerimi vjetor i këtij portofoli shfaqet i përmirësuar në 4.2% për tremujorin e dytë.

Për tremujorin e tretë bankat presin të lehtësojnë kushtet e kreditimit vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në linjë me politikat e tyre të kreditimit për të rritur portofolin në këtë segment. Ndërkohë, për biznesin e madh këto kushte priten të mbeten të shtrënguara. Në linjë me këto zhvillime, ato presin rritje të kërkesës për kredi nga bizneset në tremujorin e tretë të vitit, kërkesë e cila pritet të gjenerohet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0