Përse ekziston hendeku në çmime mes iOS dhe Android? - Business Magazine Albania

Përse ekziston hendeku në çmime mes iOS dhe Android?


Në momentin që shitjet e iPhone filluan të shënonin rënie, një nga arsyet kryesore të këtij stacionimi thuhet të jetë çmimi i lartë krahasuar me konkurrentët. Ndërsa një çmim më i ulët i telefonit do të rriste shitjet e tij, pyetja është: Pse papritmas çmimi i iPhone u bë problemi kryesor kur nuk ka qenë kështu në të kaluarën?

Telefoni i Apple gjithnjë ka qenë më i shtrenjtë se pothuajse çdo telefon Android, megjithatë kjo nuk e pengoi kompaninë të korrte sukses në shumë tregje vitet e fundit.

Së pari tregu i telefonëve inteligjentë ka ndryshuar. Në vendet e zhvilluara si Amerika e Veriut dhe Europa, tregu është saturuar dhe shumica e përdoruesve që duan të blejnë një telefon tashmë e kanë një. Rritja e shitjeve të telefonëve buron kryesisht nga vendet në zhvillim dhe hendeku në çmime mes iPhone dhe telefonëve Android është rritur shumë vitet e fundit. Nga 218 dollarë që ishte në 2008-tën, sot është 443 dollarë.

Edhe pse telefonët më të mirë të Samsung kushtojnë po aq sa edhe iPhone, ekzistojnë disa prodhuesë të cilët ndërtojnë telefonë po aq cilësorë dhe kushtojnë vetëm 1/4 e iPhone.

 

/PC World Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0