Shqipëria turistike prezantohet në Perros Guirec, krahas futbollit - Business Magazine Albania

Shqipëria turistike prezantohet në Perros Guirec, krahas futbollit


Shqipëria turistike prezantohet gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë si një mundësi fantastike për promovimin e turizmit të vendit tonë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit, ku shërbehet me informacion turistik për të gjithë të huajt që vizitojnë Shtëpinë e Kombëtares në Perros Guirec. Në qendrën turistike të qytetit që mirëpret kuqezinjtë tanë, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ngritur një stendë të sajën ku banorëve vendas i ofrohet në gjuhën frënge gjithçka që duhet të dinë mbi mrekullitë që ofron Shqipëria nga pikëpamja turistike. Alborent Rama, i dërguari AKT-s në Perros Guirec u shpreh se “në paraqitjen e parë historike në një kompeticion madhor si Euro 2016, ishte një mundësi e mirë për t’ju paraqitur francezëve Shqipërinë, mrekullinë e panjohur turistike të Europës”. De Biasit ju dorëzua simbolikisht edhe Pasaporta Turistike Shqiptare, duke përcjellë në të njëjtën kohë vlërsimin dhe admirimin e tij për potencialin që Shqipëria ofron nga pikëpamja turistike. Gjithashtu si një nga promovuesit më të mëdhenj të vendit tonë, ai përfitoi nga rasti të ftonte këdo që të përjetonin eksperiencën e bukur të pushimeve shqiptare. Këndin shqiptar të turizmit e vizitoi edhe Prefektja e Rajonit të Lannionit znj. Sophie Yannon-Gillet e cila shfaqi interes të njihej me vendin tonë, duke patur një fokus të veçantë në turizmin kulturor që ofron Shqipëria.

/ekonomia.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0