Biznesi kryesor i SolarCity është financimi dhe instalimi i paneleve diellore. Kompania u themelua në 2006-n nga Peter Rive dhe Lyndon Rive, me ndihmën e kushëririt të tyre: Musk, themeluesit dhe CEO-s së Tesla.
Marrëveshja sipas postimit të bërë në blogun e Musk, do të bëhej duke paguar tërësisht në aksione të Tesla.
“Konsumatorët e Tesla-s mund të ngasin makina me energji të pastër dhe mund të përdorin paketat e baterisë në mënyrë më efiçiente, por prapëseprapë kanë nevojë të kenë akses në burimin më të qëndrueshëm të energjisë që është i disponueshëm: dielli,” ka thënë Tesla në postimin e tij për këtë ofertë.
Tesla theksoi se kombinimi i të dy kompanive do të ishte i aftë të ofronte “energji të pastër të drejtëpërdrejtë pёr konsumatorin.”
SolarCity dhe Tesla nuk kanë qenë kurrë shumë larg njëra-tjetrës. Musk është gjithashtu kryetari i Bordit të Drejtorëve të SolarCity, raporton Mashable.
Oferta e Tesla-s ka qenë rreth 21 % më shumë se sa janë tregtuar aksionet e SolarCity të Martën, të cilat janë rritur pas orëve të tregtimit. Përkundrazi, aksionet e Tesla-s ranë me 12 % pas disa orëve.
Gjithashtu Tesla bëri të ditur edhe një letër të dërguar nga bordit i drejtorëve të Tesla për CEO-n e SolarCitY, Lyndon Rive duke deklaruar qëllimet e tyre.
“Ne mendojmë se një kombinim do të gjeneronte përfitime domethënëse për aksionerët, konsumatorët dhe punonjësit e Tesla dhe SolarCity,” shkruhet në letër. “Ne besojmë se çdo transaksion duhet të jetë rezultat i të dy prej bordeve dhe konsideratave me informacion të plotë për të dy palët e aksionerëve.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto