Australiani sipërmarrës Craig Wright ka identifikuar publikisht veten si krijuesi i monedhës dixhitale “Bitcoin” Satoshi Nakamoto, pseudo-emri i krijuesit të monedhës dixhitale.
Pranimi i tij, u jep fund spekulimeve se kush doli me ide origjinale themelore të sistemit të tё hollave dixhitale, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.
Wright ka ofruar prova teknike për të mbështetur pretendimet e tij duke përdorur monedha të njohura, të cilat janë në pronësi të krijuesit të Bitcoin.
Anëtarë të shquar të komunitetit Bitcoin dhe ekipi i tyre kryesor i zhvillimit, kanë konfirmuar pretendimin e Wright.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto