Google dhe Levis kanë prezantuar bashkëpunimin e parë të tyre të quajtur ‘Project Jacquard’ që sjell këmishën e mençur.
Kjo teknologji e kompozuar prej thurjes së materialeve në një veshje multi-aktive e cila është e ndjeshme ndaj prekjes, ashtu sikur ekrani i telefonit tuaj të mençur.
Duket sikur një ide e çmendur megjithatë produkti do të prezentohet këtë vit si produkti i njohur Levis Commuter e ndёrthurur me teknologjinë Jacquard.
Përmes pullës së Bluetooth dhe xhepit interaktiv, pjesa e majtë e dorës së këmishës mund të komunikojё me telefonin tuaj përmes lëvizjeve të caktuara, të cilat ju mund t’i zgjedhni vetё për të komunikuar me aplikacionet e caktuara.
Demo videoja shfaq se si përmes lëvizjeve të këmishës mund të përshtatni volumin e muzikës, ndërroni këngën në listë, si dhe të përdorni lëvizje tjera për t’u drejtuar në destinacionin e caktuar me Google Maps.
Të gjitha këto mundësi janë më së shumti të përshtatura për çiklistët, të cilëve u mundësohet përdorimi i telefonit në mënyrë të sigurt gjatë vozitjes së biçikletës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto