Sa të qetë jeni po të dilni në televizion? Kur ju jepet mundësia të shfaqeni në një program televiziv para një publiku të gjerë, a përfitoni nga ky shans apo e keni me frikë?
Pavarësisht nëse paraqiteni mirë apo keq para syrit të publikut, ju keni mundësi ta përmirësoni daljen tuaj nëse përgatiteni. Ky është rasti i themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili e ka rritur nivelin e paraqitjes në televizion me kalimin e viteve.
Shikoni se si ka ndryshuar dalja në ekran e Mark Zuckerberg nga momentet e themelimit të Facebook deri në ditët e sotme. Ka disa mësime që gjithsecili prej nesh mund të përfitojë.
1. Qershor 2005
Kjo është intervista e parë e Mark Zuckerberg. Ai duket që i pëlqen të pijë birrë dhe shpjegon që “The Facebook” do të përqendrohet te studentët. Idea e tij për t’u fokusuar në atë që bën më mirë ka kuptim, ose kishte në atë periudhë. Gjithsesi, ky është një shembull i mirë që asnjëherë nuk duhet të përjashtojmë mundësi të reja.
2. Janar 2008
Në emisionin e njohur amerikan “60 minutes” prezantuesja Lesley Stahl e prezanton Zuckerberg-un si Larry Page ose Sergey Brin-in e ardhshëm. Pas disa sekondash, ajo nuk merr asnjë përgjigje, por thjesht një shikim të gjatë. Pse po më shikon mua? – pyet prezantuesja. A ishte kjo një pyetje?- përgjigjet Zuckerberg. Të gjithë e dinë se nuk të ftojnë në një emision televiziv për t’u ulur në një karrige dhe parë prezantuesen. Kjo ishte marrdhënia me televizionin në hapat e parë të Mark Zuckerberg.
3. Prill 2011
Megjithëse bën shaka për nervozizmin që ka, Mark Zuckerberg ndjehet i qetë gjatë pritjes që i bën Presidentit Amerikan Barack Obama në Facebook. Për themeluesin e Facebook është më e lehtë të bëjë pyetjet se sa t’u përgjigjet atyre.
4. Tetor 2012
6 muaj pasi Facebook kishte dalë në bursë, aksionet e saj kishin rënë 40%. Gazetari i NBC-së Matt Lauer e ngacmon Mark Zuckerberg-un me pyetje për sa i përket humbjeve të punonjësve dhe investitorëve. Pavarësisht qëllimit të gazetarit, Zuckerberg-u nuk ra në grackën e tij por u tregua i qetë dhe profesionist në përgjigjet që dha. Një figurë publike sapo kishte lindur.
5. Shkurt 2015
Mark Zuckerberg duket plotësisht i sinqertë dhe profesional kur flet për Internet.org me gazetaren e Bloomberg Emily Chang. Ai është kthyer tashmë në një figurë publike që ndjehet i mësuar përballë kamerës.
Kjo na jep shpresë të gjithëve. N.q.s Mark Zuckerberg ia doli ta shndërronte paraqitjen e tij në televizion nga një djalë që nuk ndjehej rehat kur intervistohej në një komunikues të zotin, gjithsecili prej nesh mundet.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto