Ministri Haxhinasto flet për heqjen e ekskluzivitetit dhe aeroportin e Kuksit - Business Magazine Albania

Ministri Haxhinasto flet për heqjen e ekskluzivitetit dhe aeroportin e Kuksit


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto në një intervistё për Top Channel, flet për hapat që do të ndiqen pas firmosjes së marrëveshjes për heqjen e ekskuzivitetit të TIA. Ministri theksoi se aeroporti i Kuksit, mund të jetë operacional brenda këtij viti. Ndërkohë së shpejti do të publikohet edhe një studim fizibiliteti për aeroportet në Jug, ku do të ketë një vlerësim profesional se ku duhet ndërtuar. Në lidhje me aeroportin e Kuksit, Haxhinasto theksoi se ka interes nga disa kompani që ofrojnë udhëtime me çmime të lira (low cost).

Intervista e plotë.

Cilat do të jenë hapat do të hidhni pas nënshkrimit të marrëveshjes?

Së pari do të formalizojmë këtë marrëveshje dhe besoj se do të jetë një proçes i përshpejtuar miratimi si në Qeveri dhe në Parlament. Përsa i takon operimit të aeroportit të Kuksit, janë disa mundësi që janë duke u shqyrtuar, një mundësi është që të operohet nga një njësi e specializuar në varësi të Ministrisë së Transporteve. Një mundësi tjetër, është që t’i jepet me konçesion operatorëve, dhe kemi disa kërkesa prej tyre. Ne do të përzgjedhim mundësinë më të mirë, që do t’i shërbejë rritjes dhe futjes në një operim sa më optimal dhe sa më të shpejt të këtij aeroporti.

Po kompani ajrore konkrete kanë shprehur interes?

Deri më sot është shprehur interes nga operatorë aeroportesh, por edhe nga kompani ajrore, veçanërisht kompani “low cost”. 2 kompani kanë ardhur e kanë vizituar aeroportin, e kanë inspekuar, dhe kanë qenë në pritje të hapit që ne e ndërmorrën për heqjen e ekskluzivitetit. Për t’u pregatitur më pas në mënyrë më konkrete për përdorimin e këtij aeroporti, veçanërisht për kategorinë “low cost”.

Në lidhje me aeroportet e Jugut, çfarë po bëhet me këto projekte?

Ne jemi pёrgatitur edhe për këtë, ndërsa negociohej marrëveshja. Kjo ka ndodhur për aeroportin e Kuksit, kemi vlerësuar se çfarë ndërhyrjesh kërkohen për ta vënë në gjendje operimi. Për aeroportet e Jugut, ne kemi punuar, kemi mobilizuar një fond nga disa institucione të lidhura me aviacionin civil në Shqipëri. Besoj se së shpejti do të kemi një studim fizibiliteti, që do të japё një gjykim të pjekur dhe profesional, se cili duhet të jetë aeroporti i parë ku duhet investuar në Jug, do të jetë Vlora apo Saranda, apo ndonjë vend tjetër. Mbas këtij studimi do të jemi në gjëndje të orientojmë më mirë këto investime qofshin private, por pse jo edhe ndonjë mundësi tjetër me fonde shtetërore.

Aeroportit i Kuksit, sa kohë do të kërkojë të fillojë operimi?

Rreth një vit më parë ne kemi bërë një vlerësim për kostot që kërkohen për të vendosur aeroportin në gjendje operimi, dhe është konkluduar për një ndërhyrje prej rreth 3 milionё eurosh. Ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, dhe pastaj do të vendosim për ndërhyrjen. Ose do të administrojmë gjithashtu kërkesat që kemi patur nga operatorë të ndryshëm, ose do të vazhdojmë me para publike. Besoj se në një ecuri normale, aeroporti i Kuksit, duhet të jetë operacional deri në fund të vitit.

/Business Magazine Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0