Kjo makinë ju ndihmon në dizenjimin e logos së startupit tuaj - Business Magazine Albania

Kjo makinë ju ndihmon në dizenjimin e logos së startupit tuaj


Të krijosh logon perfekte është më e vështirë se ç’duket. Thjesht pyesni “Uber”, që është kritikuar shumë për zëvendësimin e shenjës së saj “U” me një kombinim të formave të rastësishme.

Mark Maker, ende një makinë prototip nga projekti Emblemmatic, premton të ndihmojë në dizenjimin e logve të kompanive, dhe falas!

Mark Maker është një prototip. Ai gjeneron logo dhe i përpunon ato bazuar në feedback-un tuaj. Ndërsa ju e përdorni atë, sistemi përpiqet të mësojë atë se çfarë pëlqeni ju, dhe në sesionet e tjera, ai tenton të kuptojë arkitekturën vizuale të shoqëruar me logot për kompani të ndryshme.

Sistemi i trajton logot si një simbol me dy pjesë: një dizajn bazë dhe një element të theksuar. Kini parasysh logon e Mobil: ngjyra blu është dizajni bazë, ndërsa “o” e kuqe është elementi i theksuar. Përdorimi i këtij parimi në kombinim më një varietet të transformimeve dhe efekteve, Mark Maker mund të gjenerojë një varietet të gjërë dizenjosh të logove.

mobil

Makina, e spikatur filimisht nga Fast Company, ju lë të shkarkoni logon kur të keni përfunduar.

Implikimet e një logoje të krijuar në mënyrë algoritmike janë paksa problematike, në mënyrë të veçantë për dizenjuesit. Jetesa e shumë prej dizenjuesve grafikë bazohet në nevojën për rigjenerim të logove të markave për t’iu përmbajtur nevojave në ndryshim të kohës.

Tani për tani, opsionet e Mark Maker kanë një vend më pak fitimprurës. Projekti nuk ka aq imagjinatë saqë të zëvendësohet plotësisht nga ato dizenjo të dizenjuara nga një njeri, por janë mjaftueshëm të kënaqshëm që të japin një zgjidhje për startupet e reja pa para.

 

/Publikuar më parë nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0