Open Source Conference Albania në edicionin e tretë në UMT - Business Magazine Albania

Open Source Conference Albania në edicionin e tretë në UMT


Organizohet për të tretin vit rradhazi konferenca ndërkombëtare “Open Source Conference Albania” (OSCAL) dedikuar teknologjisë së lirë me burim të hapur (free open source), programeve të aksesueshme nga të gjithë, domeinit publik, si dhe kulturës dhe dijes së lirë.

OSCAL mbahet më datë 14 dhe 15 Maj 2016 në Universitetin Metropolitan të Tiranës dhe ndjek modelin e konferencave dy ditore me disa salla prezantimi (salla kryesore dhe salla paralele për punëtori/workshop) duke ofruar gjithashtu mundësi për stenda prezantimi të projekteve open source për të gjithë zhvilluesit e teknologjive me burim të hapur. Organizatorët kanë planifikuar një axhendë të ngjeshur, ku prezantues nga 14 shtete të ndryshme do të mbajnë workshope dhe prezantime për të pranishmit. Konferenca fillon në orën 9.00 të shtunën, 9.30 të dielën dhe mbaron në 18.30 të dyja ditët (14 & 15 Maj).

Edicioni i tretë i konferencës pritet të mbledhë më tepër se 400 entuziastë, zhvillues, agjenci, profesionistë të kulturës free open source, të cilët ndajnë idenë se programet kompjuterike duhet të ofrojnë liri tek përdoruesit dhe të jenë të hapura për komunitetin vendor dhe qeveritë për t’i zhvilluar, përshtatur sipas nevojave të tyre.

Slogani në këtë edicion do të jetë “Empowering the Commons”, ku do theksohet rëndësia e fuqizimit të burimeve publike të aksesueshme nga kushdo. Aksesi në konferencë është falas, por regjistrimi në website oscal.openlabs.cc është i detyrueshëm.

OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, qendra e komunitetit shqiptar që promovon teknologjinë e lirë (në kuptimin e lirisë, jo çmimit) dhe kulturën e hapur që nga viti 2012. Open Labs Hackerspace është një organizatë jo¬qeveritare, jo¬fitimprurëse, e dedikuar për të promovuar lirinë, transparencën dhe aksesin e hapur duke e përforcuar zërin së bashku si një komunitet.

Të gjitha detajet paraqiten në faqen online: oscal.openlabs.cc. Për çdo pyetje, ju lutem kontaktoni: oscal@openlabs.cc.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0