Tastiera e re e Microsoft për iPhone lehtëson shkrimin e mesazheve - Business Magazine Albania

Tastiera e re e Microsoft për iPhone lehtëson shkrimin e mesazheve


Me Windows Phone që rezultoi një dështim dhe Windows 10 Mobile e cila nuk po rritet shpejt, misioni i ri i Microsoft për të dominuar iPhone me aplikacionet e veta vazhdon.

Aplikacioni më i ri i Microsoft është një zëvendësim i tastierës e quajtur Word Flow. Tastiera e lirë, e cila tani është e disponueshme vetëm në anglisht në SHBA, është dizenjuar për ta bërë më të thjeshtë shkrimin e mesazheve me një dorë të vetme.

Word Flow mund të përdoret si një tastierë tipike QWERTY. Në mënyrë alternative, ju mund të shkruani mesazhet duke rrëshqitur mbi gërmat për të formuar shpjet fjalë dhe fjali, një tipar ku pioneri i parë ishte Swype.

Por karakteristika e vecantë e tastierës është modaliteti me “hark,” në momentin që aktivizohet, tastiera sistemohet në formën e një harku (për ata që shkruajnë qoftë me të majtën, qoftë me të djathtën), gjë që e bën më të thjeshtë të shkruhet me një dorë, veçanërisht në iPhone të mëdhenj.

Ashtu si çdo tastierë e mirë telefoni, Word Flow vjen me një algoritëm për të parashikuar fjalën e ardhshme për të shkruar tekste më shpejt. Gjithashtu mund të personalizohet edhe backgroundi i aplikacionit.

12

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0