Presidenti i Amazon ka më shumë ndikim se Angela Merkel - Business Magazine Albania

Presidenti i Amazon ka më shumë ndikim se Angela Merkel


Jeff Bezos kryeson listën, duke qënë përpara personalitetve botërore me më shumë ndikim, sipas revistës ‘Fortune’.

Jeff Bezos po kalon momentin më të mirë në karrierë. Themeluesi i Amazon ka përfunduar i pari në klasifikimin e radhës të publikuar nga revista Fortune, me figurat më me ndikim sot në botë.

Ky klasifikim e vendos përpara kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është renditur ne vend të dytë. Në grupin e dhjetë më të mirëve bënë pjesë një tjetër bisnesmen, Tim Cook, CEO i Apple, i cili ka bërë që Papa Françesku të zbresë në vendin e pestë të listës.

lideri- i- amazon-Businessmag

Bezos është lideri i ri i liderave. Ambicia e tij nuk njeh kufij. Pushteti i Amazon është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Amazon në fillim u mendua si një portal për të shitur libra, disqe dhe produkte elektronike por interneti tashmë është një sipërmarrje me një infrastrukturë logjistike të paimagjinueshme. Një javë më parë biznesmeni lançoi se kompanine e tij hapësinore, Blue Origin do të organizojë udhëtime për turistët në 2018-n.

Në listën e tretë të revistës Fortune, për liderat më të mëdhenj në botë, bëjnë pjesë pesëdhjetë personalitete. Udhëheqësja e Gjermanisë ndodhet ne vendin e dytë në këtë renditje, me pushtetin e saj dhe si fugurë dominuese në dekadën e fundit në Europë. Gjermania, me atë që ka bërë Znj.Merkel, është e vetmja politikë ne kontinent që i rezistoi krizës financiare, pas tre mandateve në pushtet të saj. Se çfarë pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, mbetet për t’u parë.

Në vendin e tretë është një tjetër femër, Aung San Suu Kyi, lidere e pazyrtarizuar e Birmanisë. Fortune ka marë parasysh rezistën e saj përgjatë gjysëm shekulli të diktaturës militare.

E ndjekur nga Papa Françesku, si çmim për punën e tij diplomatike në përhapjen e paqes në botë. Grupin e parë (5 të parët) e kompleton Tim Cook, i cili bashkë me Jeff Bezos dhe Angela Merkel, është një nga figurat permanente në të tilla klasifikime. Kjo meritë nuk është për pajisjet elektronike që prodhon Apple, por më shumë për mbrotjen e privatësisë në epokën dixhitale që Cook ka sjellë.

Është trend i ri tashmë që në lista tilla bëjnë pjesë dhe po marin gjithnjë e më shumë mbështetjen e publikut njerëzit e teknologjisë duke konkurruar edhe me politikanët.

 

/Ky artikull është marrë nga gazeta spanjolle El Pais.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0