Të mësosh të përqafosh jetën e parehatshme të startupit

Të mësosh të përqafosh jetën e parehatshme të startupit


Ka shumë aspekte të jetës së sipërmarrjes, që ndershmërisht, janë të parehatshme. Që nga bisedat e vështira me punonjësit e deri te mbledhja e kapitalit, të bësh atë që duhet për kompaninë, mund ta detyrojë një lider ta nxjerrë jashtë zonës së tij të rehatshme.

Sipërmarrësit dhe liderat zakonisht luftojnë në këto lloj situatash sepse ata duan që të jenë të sjellshëm, indirektë dhe jokonfrontuesë. Sidoqoftë liderat e suksesshëm duhet të mësojnë të përqafojnë të parehatshmen për të bërë gjënë e duhur për kompaninë.

Vetëm bëje

Kompania ime, BodeTree, është momentalisht në mes të një rritje të kapitalit, dhe së fundmi kam shpenzuar më së shumti kohën duke u angazhuar me investitorë potencialë. Gjithmonë më është dukur i parehatshëm procesi i grumbullimit të kapitalit. Kurse kohët e fundit në një bisedë me një shok dhe një mentor timin bëra vërejtjen se e urreja t’u kërkoja para njerëzve. Përgjijgia e mentorit tim ishte një që nuk kam për ta harruar: Boll me këtë gjë. Me pak fjalë më tha se duhet “ta qepja gojën” dhe të bëja gjënë e duhur për kompaninë time. “Të lypësh para” gjatë mbledhjes së fondeve nuk ishte diçka personale, është vetëm biznes. Unë duhet të përqafoja natyrën jo fort të rehatshme të bisedave dhe të ecja ërpara.

Si një sipërmarrës, nuk po prezantoni vetëm veten në biseda. Ju po përfaqësoni të gjithë organizatën. Nuk e keni më luksin të fshiheni pas pasigurive. Duket e thjeshtë, por e vetmja zgjidhje që keni kur vjen fjala për vendimet e vështira është thjesht ta çosh çështjen deri në fund.

Mbani në mendje vlerën që sillni
Gjatë bisedës sonë, mentori im ndali në një frazë të caktuar që thashë unë. Ai më qortoi për fjalët: “po kërkoja para”. Kjo, më tha ai, ishte një mentalitet mediokër dhe i dëmshëm. Dhe më këshilloi që të mos mendoja më për të ndërsa u kërkoja para njerëzve, dhe në vend të kësaj të fokusohesha në ndarjen e një oportuniteti fitimprurës me njerëzit.

/Shkruar nga Chris Myers, Publikuar nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0