Kush është sekreti i njerëzve të pasur?

Kush është sekreti i njerëzve të pasur?


Steve Siebold është autori i librit “Si mendojnë njerëzit e pasur”. Ai ka intervistuar më shumë se 1200 njerëz të pasur në mbarë globin gjatë këtyre 3 dekadave dhe është shndërruar vetë në milioner.

Steve Siebold ishte një student pa të ardhura, kur vendosi  të bëhej i pasur. Ai e filloi rrugëtimin e tij duke bërë intervistë me një njeri të pasur. Gjatë kërkimeve që ka bërë gjatë këtyre viteve ai arriti në një përfundim.  Njerëzit e pasur vetedukohen.

“ Kur hyn në shtëpinë e një njeriu të pasur, një nga gjërat që të bën më shumë përshtypje është biblioteka me libra, që i kanë ndihmuar këta njerëz që të bëhen të suksesshëm,” shkruan Steve Siebold. Shtresa e mesme lexon novela, gazeta dhe revista argëtuese. Njerëzit e pasur preferojnë më shumë të edukohen .

Merrni Warren Buffet, për shembull, ai e kalon 80% të kohës së punës duke lexuar. Sipas Thomas Corley, autori i librit “ Zakonet e të pasurve: Sjelljet e përditshme të njerëzve të pasur,”  67% e tyre shikojnë televizor 1 orë ose më pak, ndërsa vetëm 23% e të varfërve shikojnë 1 orë ose më pak televizor. Ky libër tregon se vetëm 6% e njerëzve të pasur shikojnë programet televizive, ndërsa 78% e të varfërve i shikojnë ato rregullisht.

Njerëzit e pasur nuk shpenzojnë shumë në edukimim e tyre përmes formave të masterit ose doktoraturës. Ata vlerësojnë më shumë fuqinë e vetedukimit pasi mbarojnë universitetin. Ndryshe ndodh tek masat, që janë të bindur se diplomat e masterit dhe doktoraturës janë mënyra e vetme për t’u bërë i pasur. Kjo ndodh për shkak se ata kanë një mënyrë lineare të të menduarit që i mban larg nga nivelet e larta të ndërgjegjes.

/Business Insider/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0