Në mënyrë që të aplikoni, blogerët, vlogerët, ose podkasterët duhet të shkruajnë një postim, të regjistrojnë një video ose podkast me temën “ Pse dua të marr pjesë në Spark.me?” dhe ta shpërndajnë me hashtag #SparkMe. Ata duhet të aplikojnë në adresën http://spark.me/2016/bloggers/. Data e fundit e aplikimit është 28 Shkurt, 2016. Lista e blogerëve zyrtarë të Spark.me do të publikohen në faqen e internetit në datën 15 Mars, 2016.
Blogerët zyrtarë të Spark.me do të përfitojnë një biletë falas për të gjitha ditët e konferencës Spark.me. Ata do të akomodohen për katër netë në hotelin me 4 yje “Meditera”, ku do të zhvillohet konferenca. Blogerët e përzgjedhur do të kenë të përfshirë udhëtimin me traget në Gjirin e Kotorrit të rezervuar për folësit, partnerët dhe organizatorët e konferencës Spark.me. Gjithashtu ata do të njihen në faqen online të konferencës si bloger zyrtarë. Blogerët zyrtarë të konferencës duhet të nxjerrin dy publikime para datës 15 Maj 2016 ( dy postime, dy vlog ose dy podkaste), një publikim gjatë konferencës dhe një tjetër pas konferencës.
Spark.me sjell histori sukesi nga bota e teknologjisë dhe biznesit. Kjo konferencë mbledh së bashku sipërmarrës, teknologë, marketerë, startup-e dhe entuziastë të teknologjisë dhe sipërmarrjes. Spark.me është një konferencë interaktive dy ditore e projektuar për t’ju frymëzuar, për të ngacmuar imagjinatën dhe për ta shndërruar idenë tuaj në një projekt të prekshëm.
Folësi i parë i konfirmuar është Jon Bradford, bashkëthemelues i F6S dhe Tech.eu, një blog që ju ndihmon të kuptoni teknologjinë europiane përmes të dhënave të veçanta, intervistave, opinioneve dhe historive. Folësja e dytë e konfirmuar është Annie Machon, që ka qenë pjesë e shërbimit sekret britanik MI5 gjatë viteve 90’të. Ajo hoqi dorë nga puna e saj dhe akuzoi agjensinë e spiunazhit britanik për krime dhe padrejtësi. Tani Annie Machon është një shkrimtare, publiciste dhe folëse ndërkombëtare për tema që mbulojnë luftën kundër terrorizmit, luftën kundër drograve dhe luftën kibernetike.
Spark.me, është një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe marketingut që zhvillohet në Europën Juglindore dhe mbahet në datat 28-29 Maj 2016 në Hotelin Mediteran në Budva, Mal i Zi. Kjo konferencë zhvillohet çdo vit që prej 2013-ës, nga Domain.ME, një kompani private që operon dhe menaxhon domain-in kombëtar malazez – .ME. Për më shumë informacion rreth Spark.me, mund të vizitoni faqen online, www. Spark.me, faqen Facebook https://www.facebook.com/sparkdotme dhe profilin Twitter https://twitter.com/sparkdotme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.