4 mënyra për të menduar si Milioner - Business Magazine Albania

4 mënyra për të menduar si Milioner


Shumë njerëz mendojnë se të bëhesh milioner është thjesht një çështje që vjen me një ide të madhe biznesi apo duke punuar në një kompani të fuqishme.

Rruga drejt pavarësisë financiare nuk është e bazuar tërësisht në të ardhurat tuaja, ajo ka të bëjë më shumë me atë se si mendoni në lidhje me paratë. Ekzistojnë katër komponentë kryesorë për të menduar si ata. Praktikimi i tyre nuk është e garantuar që do t’ju bëjë të pasur, por ajo me siguri do t’ju çojë në rrugën e duhur.

1. Mësoni diferencën midis aktiveve dhe detyrimeve

Ne të gjithë e dimë përkufizimin tradicional të aseteve. Gjëra të tilla si shtëpi, investime dhe të holla i shtojnë një vlerë të madhe të ardhurave tuaja neto. Megjithatë, një aset nuk është vetëm diçka që ka vlerë. Është diçka që shton vlerë.

Le të themi, për shembull se ju dëshironi të blini një makinë. Makina me siguri ka vlerë, por kjo nuk do të shtojë asnjë dollar të vetëm në të ardhurat tuaja neto. Në fakt, kjo do t’ju kushtojë para. Çdo muaj ju do të duhet të paguani për naftën apo benzinën dhe sigurimet. Vlera e makinës do të zhvlerësohet ndërkohë që kalojnë vitet. Vlera e saj do të zvogëlohet çdo ditë që ju do t’a keni atë. Kjo e bën makinën një detyrim.

Nëse keni qenë një shofer taksie, makina do të jetë një pasuri pasi ju bëni para çdo ditë me të. Por, për një konsumator me të ardhura mesatare, një makinë është shpesh asgjë më shumë se një “gropë” për paratë.

Duke menduar në këtë mënyrë do t’ju kujtojë të shpenzoni paratë tuaja vetëm për gjërat që do t’ju ndihmojnë të rriteni financiarisht.

2. Identifikimi i mënyrave për të gjeneruar të ardhura pasive

Shumica e njerëzve e fitojnë jetesën e tyre duke punuar në një punë. Ky është një shembull i të ardhurave aktive. Ju duhet të shkoni në punë çdo ditë të javës, nëqoftëse ju doni të vazhdoni të fitoni para. Pra pasuria juaj është e kufizuar nga sa ju mund të punoni.

Për shumicën e njerëzve, të gjenerosh të ardhura pasive është një çështje e thjeshtë duke bërë disa investime financiare. Investimi në aksione ose obligacione mund të bëjë që të merrni interes çdo muaj, pa kërkuar ndonjë përfshirje të drejtpërdrejtë nga ana juaj. Shumë milionerë shikojnë për burime të tjera të të ardhurave pasive, për shembull duke investuar në prona të cilat janë dhënë me qira përmes një agjensie të menaxhimit.

Një shembull tjetër do të ishte investimi në bizneset online ose offline. Mbani mend, ju nuk duhet domosdoshmërisht të investoni para. Ju gjithashtu mund të investoni kohë. Krijimi i një biznes që “ecën vetë”, si një faqe interneti, do të kërkojë një punë më të madhe për të ecur përpara.

3. Mos e lejoni veten të ndikoheni nga frika

“Blej më lirë, shit më shtrenjtë” është një tog fjalësh i zakonshëm i përdorur në lidhje me biznesin. Kjo mund të përmbledhë me saktësi gati çdo këshillë për biznesin që ju do të gjeni online.

E mbani kolapsin ekonomik të vitit 2008? Publikimet financiare do t’ju bënin të besonit se dikush që ka investuar në tregun e aksioneve gjatë kësaj kohe ka qenë thjesht një budalla! E megjithatë, për tre vitet në vijim të recesionit, fitimi mesatar vjetor ishte 11.9%.

Investitori miliarder Warren Buffet ka thënë: “Frikësohuni kur të tjerët janë lakmitarë dhe bëhuni lakmitarë kur të tjerët janë të frikësuar.”

4. Jetoni nën mundësitë tuaja

Nuk ka rëndësi nëse ju bëni 20 mijë $ ose 200 mijë $ në vit. Ajo që është e rëndësishme është që ju të jetoni nën mundësitë tuaja. Njerëzit kanë një tendencë të natyrshme për të filluar të shpenzojnë sapo rriten të ardhurat e tyre, por ju duhet të ruani sa më shumë para që të mundeni. Filloni sot.

Edhe nëqoftëse ju mund të ruani vetëm 10 $ në muaj, ajo do të jetë një fillim i mbarë. Herën tjetër që të ardhurat tuaja do të rriten, edhe nëse kjo është nga një rritje në investimet tuaja, përpiquni t’ja shtoni këto të holla kursimeve tuaja, në vend që t’i shpenzoni ato për përmirësimin e jetesës suaj.

Dëshira për të zotëruar materiale zbehet shumë shpejt. Por një ditë, ju do t’ju paraqitet një mundësi. Ndoshta shtëpia e përkryer për ju, për të krijuar një familje ose ndoshta një shans për të investuar në një biznes. Kur mundësia të vijë, ju duhet të jeni të sigurtë që keni burime financiare për të përfituar prej tij.

Burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0