Pikat e shiut si burim energjie, zbulimi i ri i shkencëtarëve - Business Magazine Albania

Pikat e shiut si burim energjie, zbulimi i ri i shkencëtarëve

E pra, kush do ta kishte menduar që pika e vogla të shiut do të kishin kaq shumë fuqi? Jo, nuk bëhet fjalë për hidrocentrale gjigante apo valë deti të furishme. Këtë herë, shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar i Singaporit kanë zbuluar një mënyrë krejtësisht të re për të prodhuar energji nga… shiu! Dhe po flasim për ndriçim real, 12 llamba LED u ndezën vetëm nga fuqia e pikave të shiut! 

Kjo metodë e re përdor tuba të hollë, vetëm 2 mm në diametër, dhe një gjilpërë metalike që lëshon pikat e shiut një e nga një. Pikat bien në një tub përçues elektrik, krijojnë një lloj rrjedhjeje që quhet plug flow (ku ka hapësira ajri mes pikave), dhe pikërisht aty ndodh magjia! Uji dhe ajri që lëvizin në këtë mënyrë krijojnë ndarje chargesh elektrike, që më pas mblidhen përmes kabllove në një kupë mbledhëse.

Ky sistem doli të jetë pesë herë më efikas se rrjedhjet e zakonshme të ujit. Dhe me vetëm dy tuba të tillë, studiuesit arritën të furnizojnë 12 LED për 20 sekonda. Zbulimi mendohet se ka potencial të madh për çatitë urbane dhe vende të vogla që duan pak energji të pastër. Testimet u bënë me pika më të rralla se reshjet reale, çka nënkupton se në kushte natyrale, kjo gjë mund të jetë akoma më e fuqishme!

Burimi: New Atlas/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0