Mark Zuckerberg është aq i dëshpëruar për të futur Facebook në Kinë, saqë po mbështet lajmet e censuruara - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg është aq i dëshpëruar për të futur Facebook në Kinë, saqë po mbështet lajmet e censuruara


Facebook dëshiron të lidhë të gjithë botën, edhe pse e përdorin më shumë se 1.79 miliardë njerëz ose më shumë se gjysma e popullsisë globale.

Por ka një komb të tërë në të cilën njerëzit nuk janë në gjendje të ndajnë ose të reagojnë ndaj postimeve: Kina, e cila e ka bllokuar Facebook-un, faqet e saj të lidhura dhe aplikacionet e saj.

Por të martën, një raport i New York Times zbuloi se Facebook është duke punuar mbi mënyrat për të ndryshuar të kaluarën – një nga të cilat përfshin censurimin e lajmeve: Një mjet që do të parandalojë shfaqjen e postimeve në një rajon të caktuar gjeografik, të cilin kompania tashmë e ka.

Ky mjet, sipas burimeve të New York Times, nuk është në përdorim për momentin dhe ndoshta nuk do të përdoret kurrë. Por është e rëndësisshme të dihet se Facebook është i gatshëm të censurojë përmbajtjen e përdoruesve, sipas kërkesave të qeverisë kineze. Gjithashtu thuhet se Zuckerberg e mbështet këtë mjet.

Kur u pyet në lidhje me mjetet e censurimit për Kinën, Facebook kundërshtoi. “Ne kemi thënë që më parë se jemi të interesuar për Kinën dhe po shpenzojmë kohë për të mësuar dhe kuptuar më shumë për vendin”, tha kompania në një deklaratë.

“Megjithatë,” deklarata vazhdoi, “ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për qasjen tonë në Kinë. Fokusi ynë tani është të ndihmojmë bizneset kineze dhe zhvilluesit të zgjerohen në tregje të reja jashtë Kinës, duke përdorur platformën tonë të reklamave. ”

Për ata që e lexuan me vemendje deklaratën e Facebook-ut, mund të kenë vërejtur se Facebook nuk e mohoi ekzistencën e një mjeti të tillë.

Zyrtarët e qeverisë kineze kanë përsëritur thirrjet e tyre për rregulloren në internet kohët e fundit (në kuadër të përhapjes së lajmeve të rreme në mediat sociale dhe ndikimet e saj mbi rezultatet zgjedhore në SHBA).

Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qeverinë është mënyra se si Weibo, rrjeti më i madh social i Kinës është në gjendje të veprojë në vend.

Tani për tani, biznesi i Facebook-ut ende shet reklama për kompanitë kineze. Twitter, i cili është i ndaluar në vend, gjithashtu vepron në një biznes të ngjashëm.

Ndërkohë, Facebook është ende duke dështuar për të trajtuar përhapjen e lajmeve të rreme ku aktualisht jeton: Amerikë.

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0