Si e përballojnë frikën njerëzit më të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Si e përballojnë frikën njerëzit më të suksesshëm?


Ka një dallim kyç ndërmjet njerëzve të cilët vazhdimisht ndërmarrin veprime me rrezik të madh dhe arrijnë gjëra të mëdha dhe të tjerëve të cilët janë gjithmonë duke pyetur veten se si këta njerëz i arrijnë ato.

Përveç punës, fatit, këmbënguljes dhe lidhjeve të duhura që ndihmojnë në suksesin përfundimtar të dikujt, ato nuk janë faktorët më të rëndësishëm. Dallimi kryesor mes atyre që ëndërrojnë dhe arrijnë gjëra të mëdha dhe atyre që vetëm ëndërrojnë, qëndron në atë se si secili grup trajton besimet e tyre të vetë-kufizuara.

Besimet e vetë-kufizuara janë ato mendime që truri juaj mendon gjatë gjithë ditës. Ata mund të marrin forma të ndryshme dhe mund të tingëllojnë si:

“Unë nuk mund të flas kurrë para shumë njerëzve sepse askush nuk do të jetë i interesuar në atë që unë kam për të thënë.”

“Unë nuk mendoj se është e mundur për të operuar një biznes në këtë nivel, në industrinë ku unë jam.”

“Unë nuk kam kohë për të monitoruar njerëzit që punojnë për mua, sepse duhet të drejtoj biznesin.”

“Unë nuk kam kohë për të shkuar në palestër dhe të bëj të gjitha punët e tjera.”

“Njerëzit në karrierë nuk kanë një jetë dhe nuk i shohin kurrë fëmijët e tyre.”

Këto mendime frikësuese ju ndalojnë nga të dhënit më të mirën nga vetja juaj. Të gjithë i kanë ato por njerëzit shumë të suksesshëm kanë zotëruar artin e të injoruarit të tyre. Në fund të fundit, kur asgjë nuk është e pamundur për ju, atëherë gjithçka është e mundur.

Pra, si mund të tejkalohet frika?

Kushtojini vëmendje mendimeve tuaja
Filloni t’i kushtoni vëmendje mendimeve tuaja. Kur ju keni një besim të vetë-kufizuar duhet të ndërgjegjësoheni për të. Pasi ju të filloni t’i kushtoni vëmendje këtyre mendimeve ju do të habiteni se sa shumë keni.

Shtoni: “Po sikur?”
Pasi ju të filloni të vëreni mendimet tuaja të vetë-kufizuara, shtoni “Po sikur?” dhe lejojeni veten për të shqyrtuar mundësinë që ky besim është i gabuar. Çfarë mundësi të re do të hapë kjo për ju dhe si do ju bëjë të ndiheni?

Harrojini dështimet e kaluara
Mos lejoni që dështimet e kaluara t’ju mbajnë larg përpjekjes së diçkaje përsëri. Mos harroni se askush nuk është i përsosur, sidomos për herë të parë. Shikojini dështimet e kaluara si mësime të rëndësishme për të kuptuar se ku doni të shkoni.

Provojini mendimeve tuaja negative që janë gabim
Besoni në veten tuaj dhe në mënyrë të vazhdueshme testojeni veten. Kërkoni gjërat që ju dini për veten, të cilat janë duke ju vetë-kufizuar dhe vini në pikëpyetje vlefshmërinë e tyre. Për shembull, i thashë vetes për dekada të tëra që isha lloji i personit i cili kishte nevojë për 8-10 orë gjumë që të jepte më të mirën.

Por kjo ishte deri në momentin që fillova t’a vendosja alarmin tim në orën 5 çdo mëngjes dhe kuptova se unë mund të ndihem më mirë edhe me 6-7 orë gjumë.

Përdorni “urrejtjen” e të tjerëve si motivim
Një tjetër mënyrë që njerëzit e suksesshëm kapërcejnë bindjet dhe besimet e tyre të vetë-kufizuara është që përdorin reagimet negative e të tjerëve si motivim.

Njerëzit shumë të suksesshëm e kuptojnë se nuk ka ndjenjë më të fuqishme sesa të kuptuarit se i vetmi person që mund të vendosë kufizime mbi veten është vetja juaj.

Burimi: Shkruar nga Jessica Rovello dhe publikuar në inc.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0