Pse dyqani i ri i Adidasit po tmerron Nike-un? - Business Magazine Albania

Pse dyqani i ri i Adidasit po tmerron Nike-un?


Adidas ka hapur dyqanin e saj të ri në New York City, vetëm disa blloqe larg nga Times Square në Ave 5.

“Anija globale” është katër kate me rreth 45.000 metër katror. Kjo e bën atë dyqanin më të madh sportiv të gjigandit gjerman në botë dhe shënon rritje për fokusin e markës në tregun e SHBA-së.

“Ne kemi kërkuar që të përqëndrohemi në ngritjen e markës në qytetet kryesore dhe New York City është një vend ideal për të filluar, sepse është një kryqëzim i sportit dhe modës”, tha Claire Midwood, zëvendëse presidente e koncepteve të konsumatorit.

Dyqani përmban një dizajn që kompania e quan “koncepti i stadiumit të shitjes me pakicë” që merr frymëzim nga stadiumet sportive të shkollave të mesme të SHBA-së. Për këtë arsye, dyqani imiton në hyrje tunelet në të cilët futen atletët për të shkuar në fushë dhe në mes të nivelit të parë dhe të dytë, sipas stilit të stadiumeve të shkollave janë ngritur shkallë me pamje nga Ave 5 dhe blerësit mund të shikojnë ose rrugën ose lojrat live në TV.

Karakteristika të tjera në dyqan përfshijnë një tezgë ku shiten  lëngje dhe ushqime, një zonë  konsultimi palestre personale dhe një zonë për këpucë dhe veshje. Dyqani ka “dhoma dollap me çelës” ku mund të provohen produktet dhe ambjente të quajtura “Turf” dhe “Track” për të provuar produktin para blerjes.

Të gjitha produktet e Adidas kanë vendin e tyre në dyqan, duke përfshirë edhe origjinalet si Stan Smith, atletet Superstar dhe produktet e reja të Ultra-Boost, si dhe bashkëpunime të reja me Stella McCartney për Adidas dhe një partneritet të kufizuar me prodhues sportivë kanadez  si Reigning Champ.

Në nëntor, shefi i Nike gjithashtu hapi një dyqan të madh në lagjen Soho të New York-ut, me një fokus në teknologjinë dhe me provë para blerjes. Gjigandët sportive, me sa duket, kanë zgjedhur NYC si vend për luftë.

Na ngelet të shohim vetëm se kush do e fitojë këtë luftë.

 

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0