Eventi u zhvillua në Hotel Plaza, në prani të institucioneve, bizneseve dhe kryeministrave të të dy vendeve. Suportin kryesor në organizimin e këtij eventi e dha AIDA dhe Dhomat e Tregtisë. Axhendën e aktivitetit e kryesuan me fjalën e tyre titullarët respektivë, përfaqësues të Agjensive të Zhvillimit të Investimeve, Z.Genti Beqiri për palën shqiptare dhe Z. Tomasz Pisula për palën polake, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Shqiptare dhe Polake, Znj. Ines Mucostepa dhe Z. Marek Kłoczko.
Aktiviteti u shoqërua me takime B2B me qëllim krijimin e një rrjeti të bizneseve, zgjerimin e kontakteve dhe shqyrtimin e mundësive për partneritet. Eventin e përshëndetën me fjalën e tyre Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama dhe Kryeministrja e Polonisë Znj. Beata Szydlo.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të AIDAs dhe përfaqësuesve të PAIIZ (Agjencisë Polake të Nxitjes së Investimeve) si dhe mes Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Polake dhe Shqiptare, ishte një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve tona dhe një konfirmim i vullnetit të mirë mes palëve.
burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.