ISO do të thotë Organizata (ose Enti) Nderkombëtare e Standartizimit . Ky organizëm përpunon dhe publikon norma nderkombëtare për sektore të ndryshem ekonomik ose të prodhimit. ISO 9000 është një seri normash dhe standartizimesh nderkombëtare, qe i referohen sistemeve të menaxhimitë cilësisë, pra, të strukturave të organizimit të ndërrmarjeve publike dhe private, struktura të cilat këto ndërrmarje duhet t’i adoptojnë për një orjentim më të mirë të ndërrmarjes në standartet e tregut.
Certifikimi bazohet kryesisht tek besimi, besimi ne plotesimin e vete normes, ne besueshmerin e Entit, qe e leshon certifikimin.
Pak histori për ISO
Kërkimet për një përcaktim të normave dërkombëtre na shpien në rritjen e tregëtisë mes shteteve në shekullin XX e XXI. Kur mallrat prodhohen sipas normave të ndryshme të prodhimit, një produt ose shërbim i prodhuar në një vend, nuk plotëson kërkesat e një vendi tjetër. Kjo mungesë homogjeniteti rrit rrezikun e këmbimit të pabarabartë mes vendeve dhe rrit pengesat për tregëtinë.
Nga normat kombëtare në normat ndërkombëtare.
Pararendësi i ISO ka lindur në 1926 me emërtesën Federata Ndërkombëtare e Bashkimit Kombëtar të Standartizimit dhe me tej me emërtesën Federata Ndërkombëtare e Bashkimit të Standartizimit.
Qëllimi i kësaj organizate ishte standartizimi i normave për inxhinierise mekanike. Ky organizmëm pushoi së ekzistuari gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në 1946, delegatë nga 25 vende u mblodhën në Londër, për të hedhur themelet e një organizatë të re nderkombëtare të standartizimeve. Ky entitet i ri, ISO, nisi aktivitetin e tij ne 1947. Etimologjia e ISO vjen nga fjala greke “isos” që do të thotë “e barabartë”, “e njejtë”.
Sot, ISO ka antarë nga 165 vende dhe 3000 organizma teknike që meren me procesin e standartizimit. Sekretaria qëndrore e saj ndodhet ne Gjenevë, në Zvicer. ISO, është një organizatë jo qeveritare, është e para organizatë qeë në mënyrë vullnetare prodhon standarte nomative.
Normat e ISO përcaktojnë në nivel ndërkombëtar standartet për aspekte të ndryshme , nga terminologjia tek përputhshmëria dhe prodhimi i brendshëm, duke kaluar tek shëndeti, siguria dhe ambjenti, duke mundësuar blerjen dhe tregëtimin e mallrave në të gjithë botën dhe në një këndvështirm më të ngushtë, duke mundësuar këmbimet mes ndërmarjeve tregtare.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.
Ç’përmban Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë?
ISO 9001-2008 përfaqëson sot pikën e referimit, e njohur në nivel botëror, për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së bizneseve të të gjithë sektorëve dhe të të gjitha përmasave. Normat e familjes ISO 9000 janë udhëzime se si një ndërmarrje duhet të veprojë, për të siguruar dhënien e një shërbimi cilësor d.m.th që i përgjigjet asaj që kërkohet nga klienti. Certifikimi sipas kësaj familjeje normash është një certifikim sistemi dhe jo produkti, d.m.th nuk certifikohet malli ose shërbimi, por sistemi i administrimit të firmës.
UNI EN ISO 9001-2008 vendos në qendër të realizimit:
-Klientin dhe përmbushjen e plotë të kënaqësisë së tij.
-Vizionin e firmës si një bashkësi procesesh që mes tyre kanë një marrëdhënie të ngushtë;
-Të japë produkte/shërbime që i përgjigjen në mënyrë konstante kërkesave të përcaktuara;
-Ndjekjen e një përmirësimi e inovacioni të vazhdueshëm të paraqitjeve.
-Të administrohet cilësia, nënkupton administrimin e efikasitetit dhe eficiencës së proceseve të veta përmes:
-Njohjes, menaxhimit dhe monitorimit të proceseve;
-Aftësisë së përfshirjes së burimeve njerëzore;
-Centralizimi i rolit drejtues në nivele të larta të firmës.
Të punosh me efikasitet dhe efektshmëri ka si rrjedhojë zvogëlimin e kostove. Me aplikimin e cilësisë së plotë, pra arrihet një zotërim i tregut më lehtë, me një cilësi më të mirë dhe çmime më të ulëta.
Përparësitë
-Administrimi i efikasitetit të veprimtarisë së vet, duke ndihmuar në përmirësimin e punës së gjithsecilit dhe në përgjigjen ndaj kërkesave të vëna;
-Përfitimi i një sistemi monitorimi dhe matjesh që garanton efikasitetin e kontrolleve;
-Rritja e konkurrencës dhe e besueshmërisë, dallueshmërisë në tregun referues;
-Të pasurit e një certifikimi me vlefshmëri ndërkombëtare, elementë shtesë për pjesëmarrje në tenderë.
Përse të certifikojmë sistemin?
” Zotërimi i një kualifikimi që të lejojë pjesëmarrjen në tenderë ose gara që e parashikojnë këtë kusht si të domosdoshëm;
” Të verifikohet vënia korrekte në zbatim e sistemit të menaxhimit;
” Të bëhet e ditur që përmirësimi i arritur varet nga një sistem menaxhimi dhe jo nga iniciativa vetjake;
” Të pasurit e një stimuli të vazhdueshëm për përmirësimin dhe përmbushjen e kënaqësive të klientit.
Le të sqarojmë disa pika kyçe të botës së certifikimit nëpërmjet disa pyetjeve dhe përgjigjeve.
Sistemi i menaxhimit të cilësisë ISO 9001 është një standart ndërkombëtar që përcakton çfarë është e nevojshme për garantimin e cilësisë së produkteve apo shërbimeve në mënyrë të qëndrueshme për të plotësuar kërkesat e klientëve. Kjo përfshin menaxhimin e proceseve, dokumenteve dhe të dhënave të sistemit.
Bazohen në parimet e menaxhimit të cilësisë:
– Fokusi ndaj klientit
– Aftësitë drejtuese
– Përfshirja e njerëzve
– Qasja e procesit
– Qasja e sistemit
– Përmirësimi i vazhdueshëm
– Vendimmarrje e bazuar në fakte
– Marrëdhënie me furnitorët me përfitime të dyanshme
/Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.
Sistemi i Menaxhimit Mjedisor ISO 14001 ofron një kuadër praktik për shoqëritë që duan të menaxhojnë rreziqet mjedisore ekzistuese dhe potenciale. Ky sistem integrohet lehtësisht në strukturën e menaxhimit të biznesit për të kontrolluar impaktet që aktivitetet, operacionet, produktet dhe shërbimet kanë mbi mjedisin.
ISO 14001 (Sistemi i Menaxhimit Mjedisor) është një mjet menaxhimi që lejon shoqëri të llojeve dhe përmasave të ndryshme që ato të:
– Identifikojnë dhe kontrollojnë impaktin mjedisor të aktiviteteve, produkteve apo shërbimeve
– Përmirësojnë performancën mjedisore në vazhdimësi
– Zbatojnë një qasje sistematike për përcaktimin e objektivave mjedisorë dhe mënyrën si arrihen objektivat e përcaktuara, si dhe provat sipas të cilave këta objektiva janë arritur,.
ISO 27001, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve, është konceptuar me qëllim garantimin e sigurisë së teknologjisë së informacionit.
Standardi është i zbatueshëm ndaj gjithë llojeve të kompanive, përfshirë institucionet qeveritare, kompanitë tregtare dhe agjencitë jo fitimprurëse. Përcakton kërkesat për operimin, monitorimin, përcaktimin, zbatimin, rishqyrtimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacioneve të dokumentuara.
Një Sistem i Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve, i cili është zbatuar në mënyrë të saktë është një mjet biznesi që redukton rreziqet që mund të pësojnë asetet e informacionit duke:
– Integruar programet e teknologjisë së informacionit/sigurisë së informacionit të kompanisë
– Ekzaminuar në mënyrë sistematike rreziqet e sigurisë së kompanisë, përfshirë impakti, kërcënimet dhe dobësitë
– Harmonizuar sigurinë e informacionit me objektivat e përgjithshme të biznesit tuaj
Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 është certifikimi më i lartë ndërkombëtar që mund të arrihet në lidhje me sigurinë ushqimore. Pasi ISO 22000 është një standard menaxhimi i përgjithshëm për sigurinë ushqimore, ky mund të përdoret nga çdo kompani që në mënyrë direkte apo të tërthortë lidhet me zinxhirin ushqimor nga bujqësia deri tek shërbimet ushqimore, përpunimi, transporti dhe magazinimi në paketim dhe në shitje.
ISO 39001 bashkon praktikat më të mira dhe njohurinë në lidhje me sigurinë e qarkullimit rrugor dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë në një mjet të vetëm për garantimin e menaxhimit të sigurisë.
ISO 50001 Sistemi i Menaxhimit Energjetik (EnMS) është një standard i ri i konceptuar për të asistuar kompanitë në zbatimin e një sistemi të menaxhimi të përshtatshëm për identifikimin dhe minimizimin e konsumit energjetik.
Zbatimi duhet të reduktojë kostot energjetike të kompanive, emisionet e gazrave serë (GHG) dhe impaktet e tjera në mjedis.
Standardi bazohet në elemente të përbashkëta të cilat mund të gjenden në shumë standarde të sistemeve të menaxhimit ISO, dhe kjo garanton përputhshmëri dhe integrim më të lehtë me sistemet e menaxhimit ISO 9001 (cilësi) dhe ISO 14001 (mjedis) dhe me standardet e tjera ekuivalente.
SA 8000 është një standard certifikimi ndërkombëtar që mbështet kompanitë për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave sociale të përshtatshme në vendin e punës.
SA8000 është standardi i parë i auditueshëm për certifikimin social në fushën e Përgjegjësisë Sociale, i krijuar në 1989 nga Përgjegjësia Sociale Ndërkombëtare (SAI). Ky sistem përputhet me strukturën ISO 9001, ISO 14001, dhe OHSAS 18001 dhe bazohet në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, konventën e ILO, Kombet e Bashkuara dhe legjislacionin kombëtar, si dhe krijon hapësira në industri dhe kode për kompanitë për matjen e performancës sociale.
SA 8000 ofron standarde transparente, të matshme dhe të kontrollueshme për certifikimin e performancës së kompanive në nëntë fusha kryesore:
– Puna e fëmijëve
– Puna e detyruar
– Shëndeti dhe Siguria
– Liria e Mbledhjes dhe
– E Drejta e për Ujdi Kolektive
– Diskriminimi
– Praktikat Disiplinore
– Orët e Punës
– Shpërblimi
– Sistemet e Menaxhimit
/Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.