Produktet Made in Albania, një markë që meriton besim - Business Magazine Albania

Produktet Made in Albania, një markë që meriton besim


Eksportet shqiptare vijojnë të rriten, krahasuar me një vit më parë. Rritja e eksportit vjen për një sërë faktorësh duke përfshirë: incentivat në paketat lehtësuese, masat fiskale apo administrative, të ndërmarra nga qeveria shqiptare në disa sektorë të ekonomisë. Rritja e eksporteve gjatë këtij viti, është një tregues i rëndësishem jo vetëm për ekonomine, por e lidhur kjo dhe me standardin e produktit që ne i ofrojmë konsumatorit vendas dhe të huaj. Tregu i Bashkimit Europian, mbetet destinacioni kryesor i produkteteve shqiptare referuar kjo raportimeve të përmuajshme të INSTAT-it për këtë vit që po lëmë pas.

BE, SHBA, Kina dhe Turqia, mbeten nga partnerët më të mirë ekonomike të vendit tonë, sipas treguesve të Tregtisë së Jashtme. Por kush janë produktet Made in Albania?- me të cilat ne prezantohemi me konsumatorin e huaj dhe kush është perceptimi lidhur me produktet shqiptare?

Shqipëria vijon të jetë pjesë e shumë panaireve ndërkombetare, kryesisht në ato të agro-përpunimit, tekstil-këpucë, turizmit etj. Kjo është një mënyrë e mirë për të njohur konsumatorin e huaj me produktet shqiptare, por dhe një mundësi për sipërmarrësit, për të studiuar treguan dhe për të parë konkurrentët e tyre lidhur me marketimin dhe standardin e produktit.

Programet e ndryshme të BE lidhur me platformat për partneritet në biznes janë një garant për sipërmarrjet shqiptare, në mënyrë që të kenë mundesi reale për gjetjen e partnereve distributor të produktit te tyre.

Mbetet për t’u vleresuar, se cilat janë potencialet e vendit tonë (në perspektivë), përsa i përket lëndës së parë apo prodhimit duke furnizuar tregjet e ndryshme apo duke qenë prezent në to.

Eksportet për periudhën, Janar – Tetor 2016: INSTAT, rendisin në vendin e parë produktet e grupmallrave Tekstile – Këpucë. Për shkak të industrisë së regjimit të përpunimit aktiv dhe brandeve ndërkombëtare prezente në Shqipëri, Made In Albania mund të gjendet në mbi 50 shtete të botës. Produktet e kësaj kategorie e kanë renditur Shqiperinë nga vendet më të mira sipas renkimit të institucioneve ndërkombetare duke marrë parasysh cilesinë e produktit Made in Albania si dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe kushteve të punës.

Në grupmallin e dytë dhe nga më të rëndësishmet janë produktet: ushqime, pije, duhan.

Produktet si vera, mjalti, vaji i ullirit, çajrat dhe bimët medicinale, etj janë produkte vazhdimisht në rritje përsa i përket eksportit. Sipërmarrësit e kësaj katergorie kanë qënë në nje sfidë të vazhdueshme përsa i përket përmbushjes së standardeve për produktet e tyre, jo vetem për eksport por edhe për konsumatorin vendas.

Bimët medicinale, të cilat shkojnë për mjeksi, kozmetikë apo gatim , vazhdojnë ta rendisin Shqipërinë si eksportuesen e parë në Europë.

Vaji i ullirit mbetet i veçantë për vlerën autoktone të varieteteve shqiptare. Prodhuesit kryesor të vajit të ullirit, që janë edhe eksportues, janë pothuajse të pajisur me të gjitha çerfitikimet e standardeve ndërkombëtare, por edhe një ambalazh cilësor, çka e bën këtë produkt të denjë përballë konkurrentëve të tregjeve të huaja. Për fatin tonë të mirë mbetemi konkurrues me vajin e ullirit për shkak se fermerët shqiptarë nuk përdorin kimikate/preparate për të stimuluar rritjen e frutit.

Industria e verës, ka filluar të thyejë tabunë e “verës së mirë nga importi”, duke shtuar prezencën në tregje të reja nëpërmjet eksportit. Prodhuesit shqiptar të verës, u vlerësuan me medaljen e artë dhe të argjendtë, në panairin Ballkanik të verës për vitin 2016, duke u vlerësuar për varietetin autokton.

Kategoria fruta-perime, ka pësuar rritje vitet e fundit përsa i përket prodhimit dhe eksportit. Produktet e kësaj kategorie mbeten konkurruese për shkak të cilësisë dhe çmimit. Pothuaj 80% e eksportit të fruta-perimeve, shkon në tregun e Bashkimit Europian.

Shumë produkte të grupmallrave të tjerë që mbajnë markën Made in Albania duke përmendur ato të plastikës dhe vetrorezinës po sjellin një traditë të re në Shqipëri si në anën profesionale por dhe futjen e modeleve të industrive të reja.

Gjithë konteksti i mësipërm, sigurisht që është pozitiv dhe ne duhet të ndihemi krenar për produktet tona duke u përpjekur të gjithë për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi dhe tradite zhvillimi të konsoliduar në këtë drejtim. Ka arsye për të besuar në cilësinë e markës “Made in Albania, prandaj le t’i japim kësaj marke besimin e merituar.

 

/Shkruar nga Daniel Guçe për javanews.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0