Gjithmonë kam besuar se vrulli për krijimin e ndryshimit fillon me ndarjen e një ideje edhe nëse ajo nuk duket kushedi se çfarë për të nisur të gjithë këtë gjë. Çdo iniciativë brenda Virgin Group fillon duke e ndarë idenë me një ekip, i cili është gati të më ndihmojë mua të përmirësoj idetë dhe t’i materializoj ato.
Fillon me të qenit kurioz dhe shfrytëzimin e të gjitha mundësive për ta shndërruar një ide në realitet. Më shumë se kaq, duke ndarë idetë me të tjerët, ne vendosim marrëdhënie autentike dhe origjinale me njerëz mbi bazën e të pasurit një qëllim të përbashkët.
Takova së fundmi në ishullin e Nekerit (Necker Island), Mark Bakacs dhe Justin Brown, themeluesit australianë të Ideapod. Platforma e tyre e re e medias sociale (Ideapod) ka të bëjë me ndarjen e ideve dhe bashkëpunimin për t’i sjellë ato në jetë. Një gjë e tillë veç rrit shanset e shoqërisë për të paraqitur më shumë koncepte të ndryshme.
Ndonjëherë njerëzit janë fjalëpakë e nuk tentojnë të ndajnë idetë e tyre, sepse kanë frikë se do të përqeshen ose të nxirren nga puna. Por shpesh këto ide janë më inovatoret.
Ashtu siç shkruan edhe shkrimtari, Arthur C. Clarke, “Idetë e reja kalojnë në tre faza: 1. nuk bëhet 2. ndoshta bëhet, por nuk ja vlen ta bësh 3. e kam ditur gjithnjë që ishte një ide e mirë.”
Vetëm duke punuar bashkë për zhvillimin e ideve, ne mund ta ndryshojmë botën.
* themelues i Virgin Group, biznesmen dhe investitor anglez
Burimi: www.virgin.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto