Tregtia elektronike apo shitjet online jane hapi i parë dhe më i thjeshtë në ngritjen e një biznesi elektronik. Si të nisni, si të përmirësoni cilësinë por dhe sigurinë e shërbimit dhe të dhënave që ju tashmë ofroni apo administroni do të mund ta mësoni nga më të mirët e tregut në Shqipëri.
Të mërkurën, datë 07 tetor ora 18.00 në Sallën Europa, Godina e Inovacionit (ish Ministria e Integrimit) do të mund të mësoni e bashkëbisedoni me ekspertet e shitjeve online të Kaymu.al, Megatek, Dyqan Taxi, Ebuy.al.
Hyrja është falas por një regjistrim paraprak në këtë adresë http://bit.ly/XYZTREK është i nevojshëm.
Themeluar në 2015, Garazh është një organizim i ri dhe inovativ i ngritur me qëllim të ofrojë mbështetjen e komunitetit shqiptar të startup, IT si dhe entuzjastëve të sipërmarrjes inovatore.
Aktualisht Garazh është i fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e ideve duke mbështetur komunitetin dhe biznesin e krijuar nga komuniteti.
Faqja e Takimit: https://www.facebook.com/events/1501791893471584/
Garazh: www.garazh.xyz
Garazh në Facebook: https://www.facebook.com/garazh.xyz
Garazh në Linkedin: https://www.linkedin.com/company/garazh
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto