Në vitin 2005 kur Facebook kishte vetëm një vit që ishte krijuar dhe quhej akoma TheFacebook, krijuesi dhe CEO Mark Zuckerberg kërkoi ta shiste kompaninë e tij tek MySpace për 75 milion dollarë. Besojeni ose jo, CEO i MySpace Chris DeWolf refuzoi ta blinte. Një vit më vonë, Zuckerberg provoi përsëri, por kësaj here me një ofertë 10-fish më të madhe se sa e para, pra 750 milion dollarë. Oferta u refuzua sërish. Tashmë Facebook vlen 274 miliard dollarë, ndërsa MySpace…nuk e mban mend njeri.
Një tjetër rast i njohur ështe edhe oferta prej 3 miliard dollarësh që Facebook bëri për të blerë Snapchat në vitin 2013. Evan Spiegel, CEO i Snapchat i dha një Jo të prerë Zuckerberg-ut në atë kohë. Kjo qëlloi një lëvizje e zgjuar duke marrë parasysh faktin që Snapchat tashmë vlen 16 miliard dollarë.
Në këto raste lind pyetja: Kur është momenti i duhur për të shitur kompaninë që ke krijuar vetë?
Tabela më poshtë paraqet 15 rastet më të njohura të shkrirjeve që nuk ndodhën:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
