Zuckerberg shpjegon se Facebook do të përdorë çekimin e sigurisë

Zuckerberg shpjegon se Facebook do të përdorë çekimin e sigurisë për “më shumë katastrofa njerëzore”


Ekzekutivët e Facebook u janë përgjigjur kritikave të cilat u kanë kërkuar kompanisë se pse kjo e fundit nuk e ka aktivizuar versionin e çekimit të sigurisë së jetës në më shumë situata.

Në një postim në Facebook të shtunën, CEO Mark Zuckerberg tha se rrjeti social do ta përdorë opsionin në më shumë katastrofa njerëzore që mund të ndodhin në të ardhmen. Zëvendës Presidenti i kompanisë për Rritjen, Alex Schultz, gjithashtu shpjegoi vendimin për të aktivizuar mjetin gjatë sulmeve terroriste në Paris në një postim veçmas nga ai i Zuckerbergut.

Mark Zuckerberg-postimi në lidhje me safety check-kritika për safety check-businessmag

Facebook aktivizoi çekimin e sigurisë në rrjetin social për njerëzit që ndodheshin në Paris të Premten pas sulmeve terroriste në qytet. Më shumë se 4 milionë njerëz e përdorën mjetin për të bërë me dije familjen dhe miqtë e tyre se ishin jashtë rrezikut për jetën dhe 360 milionë përdoruesë morën njoftime se miqtë e tyre ishin të sigurt.

Sulmet e së Premtes shënuan herën e parë që Facebook shpërndau mjetin për një situatë ndryshe nga ajo e një katastrofe natyrore. Çekimi i sigurisë u prezantua vitin e kaluar dhe është përdorur pas tërmeteve në Nepal dhe Afganistan, gjatë uraganit Patricia dhe gjatë katastrofave të tjera natyrore.

Edhe pse mjeti “u duartrokit” të Premten, Facebook më pas u kritikua ashpër se përse rrjeti social nuk e kishte përdorur mjetin pas bombardimeve të së premtes në Beirut ose në pjesë të tjera të botës, ku dhuna është e zakonshme dhe gjëra të tmerrshme ndodhin në një frekuencë dëshpëruese,” sipas zëvendës Presidentit të kompanisë Alex Schultz.

Në një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Schultz shpjegoi vendimin për ta zgjeruar përdorimin e mjeteve edhe gjatë të tjerave emergjenca. Schlutz nuk dha detaje se cilat do të jenë detajet për aktivizimin e mjetit gjatë incidenteve në të ardhmen përveç atyre të katasrofave natyrore, duke theksuar se karakteristika “nuk është kaq ndihmuese” gjatë luftërave apo ngjarjeve në zhvillim e sipër.

“Në rastin e katastrofave natyrore, ne aplikojmë një set kriteresh që përfshijnë fushën, shkallën dhe ndikimin që ka emergjenca,” ka shkruar ai. “Gjatë një krize në zhvillim e sipër, si lufta apo epidemia, ‘çekimi i sigurisë’ në formën e saj aktuale nuk do t’u vinte shumë në ndihmë njerëzve: sepse nuk ka nje pikë të qartë të fillimit dhe një pikë të mbarimit të emergjencës dhe për fat të keq është e pamundur që të dini nëse dikush është vërtet ‘i sigurt’ apo jo.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0