E tashmja dhe e ardhmja e Open Banking: A do të arrijë të ndjekë Shqipëria ritmin e Europës Veriore? - Business Magazine Albania

E tashmja dhe e ardhmja e Open Banking: A do të arrijë të ndjekë Shqipëria ritmin e Europës Veriore?

Implementimi i Open Banking në Shqipëri është gjithnjë e më afër, dhe me të vjen një mundësi unike për të mësuar nga përvojat e vendeve evropiane.

Ndërsa Shqipëria përgatitet për hapjen e platformave të para të open banking, është thelbësore të shikojmë se si vendet evropiane kanë përballuar sukseset dhe sfidat e tyre në këtë sektor. Strategjia Go-To-Market e këtij implementimi është një moment kyç pasi është e rëndësishme që klientët të jenë të qartë rreth avantazheve tëpërdorimit të këtij shërbimi në krahasim me mundësitëaktuale. Bazuar në eksperiencën e një Fintech Unicorn si Klarna me mbi 15.000 banka në Evropë, bashkëpunimi i bankave në këtë proces është jetik, pasi ata kanë në dorë tëdhënat e nevojshme të klienteve me të cilët Fintechs si Klarna në Evropë ose EasyPay në Shqipëri mund të zhvillojnëprodukte të reja në dobi të klientit fundor. Open Banking në Evropë po transformon shërbimet financiare, dhe raporti i fundit i Klarna thekson Mbretërinë e Bashkuar si një ndër liderat, me mbi 7 milionë përdorues në vitin 2023. Holanda dhe vende të tjera të Evropës Veriore si Suedia dhe Finlanda po bëjnë gjithashtu përparime të mëdha. Futja e PSD2 ka qenë thelbësore, duke detyruar bankat të ndajnë të dhënat dhe duke nxitur konkurrencën në treg. Kjo ka bërë që eksperienca e klientit të jetë shumë e mirë, duke mos pasur ndërprerje teknike ose anulime transaksionesh.

 

Lexo edhe: Histori speciale nga Special Olympics Albania në Maratonën e Tiranës

Duke i hyrë pak më në detaje, përse janë të rëndësishme kanalet e cilësisë së lartë në open banking:

  • Siguri dhe besueshmëri: Kanale të sigurta dhe të qëndrueshme krijojnë besim tek konsumatorët dhe bizneset për përdorimin e shërbimeve financiare.
  • Përvojë e përmirësuar e përdoruesit: Cilësia e lartë siguron akses të qetë dhe të shpejtë në të dhënat bankare, duke rritur transparencën dhe lehtësinë e përdorimit.
  • Nxitja e konkurrencës: Infrastruktura e fortë i ndihmon fintech-et të integrohen më mirë në treg, duke sjellë inovacion dhe shërbime më të lira për klientët.
  • Adoptim i përshpejtuar: Pa cilësi të lartë, konsumatorët mund të jenë të ngadalshëm në përqafimin e shërbimeve të open banking, duke kufizuar potencialin e tij.

Megjithatë, jo të gjitha vendet janë në të njëjtin ritëm. Është interesante që, ndërsa Klarna lavdëron Evropën Veriore, të dhëna të tjera paraqesin një pamje më të larmishme. GoCardless vë në dukje se në Gjermani dhe Francë adoptimi i open banking është më i ngadaltë për shkak të sfidave rregullatore dhe mungesës së besimit te konsumatorët. Italia, sipas raportit të Klarna, është një nga vendet ku adoptimi i open banking mbetet në prapavijë, kryesisht për shkak të ngurrimit të konsumatorëve dhe mungesës së inovacionit nga ana e bankave. Ndërkohë, Greqia gjithashtu po përballet me sfida, por ka filluar të përmirësohet gradualisht. Ndërsa Evropa vazhdon të udhëheqë me mbi 49% të përdorueseve globalisht, SHBA mbetet ende pas, e shtyrë kryesisht nga forcat e tregut dhe jo nga rregulloret e miratuara si në Evropë.

Në Shqipëri, EasyPay po përgatitet të prezantojë Open Banking si Fintech i parë në treg, me pritshmëri që të dalë live shumë shpejt me disa banka partnere. Ky hap do ta përafrojë Shqipërinë me vendet e tjera europiane, duke sjellë më shumë akses dhe mundësi për inovacion në sektorin financiar. Në përmbyllje, implementimi i open banking në Shqipëri sjell përfitime të prekshme për konsumatorët dhe bizneset. Konsumatorët përfitojnë nga qasje më e lehtë dhe e sigurt në të dhënat e tyre financiare, që i ndihmon të menaxhojnë më mirë financat dhe të marrin vendime të informuara. Për tregtarët, open banking ul kostot e transaksioneve dhe rrit besueshmërinë e pagesave, duke i lejuar të ofrojnë shërbime të personalizuara dhe të forcojnë lidhjen me klientët. Në fund, ky inovacion krijon një treg më të lidhur dhe efikas, ku përfitimi kalon drejtpërdrejt te përdoruesit.

Artikull i përgatitur nga: Deivis Shomo

Co-founder of CityRiddler | Easypay Albania | Sigma Squared

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0