Pse nuk duhet të jeni vonë në takim?

“5 minuta herët” jeni në kohë, “Në Orar” jeni vonë, “Vonë” e papranueshme!


Ka një arsye pse vendosim orare dhe afate për takimet. Ajo mundëson një koordinim të përpjekjeve, minimizon kohën/përpjekjet e çuara dëm dhe ndihmon në përcaktimin e pritshmërive. Imagjinoni se sa punë do të kryheshin sikur çdokush ta merrte me terezi dhe t’i linte gjërat të rridhnin? Pra, do të ishte përcaktimi i “inefiçiencës.”

Çfarë do të thotë të jeni vonë në takim pune?

• Mungesë respekti: Të jesh në orarin e duhur do të thotë të respektosh palën tjetër. Ajo sinjalizon se ju e vlerësoni dhe e çmoni personin me të cilin keni të bëni. Nëse pikë së pari nuk respektoni pjesëmarrësit në takim, pse duhet të bëni mbledhje me ta?!

• Mungesë konsiderate: Pa e patur ju qëllim, të jeni me vonesë demonstron një humbje të përgjithshme të konsideratës për jetët e të tjerëve. Kjo do të thotë se ju thjesht “nuk ju bëhet vonë.”

• I/e paparë: Jo, jo në sensin pozitiv. Kur nuk respektoni oraret dhe afatet, kredibiliteti juaj humbet. Nëse nuk arrini sot t’ia dilni në kohë, si mund t’i tregoni të tjerëve se jeni i denjë për detyra më të vështira?

• Humbje e përfitimeve: të marrim në konsideratë një skenar hipotetik, në të cilin 5 individë duhet të bëjnë një mbledhje në orën 14:00. Ardhja juaj 10 minuta me vonesë sapo çoi dëm 40 minuta nga koha e të tjerëve. Supozojmë se kompania fiton 200$/orë. A do t’i paguani ju ato 133 dollarët e humbur? Me siguri që po dikush tjetër po i paguan.

• Çorganizim: Nëse nuk mbani dot kalendarin tuaj, cilat pjesë të tjera të jetës suaj janë në lëkundje gati për një katastrofë? Të jeni me vonesë është sinjali më i mirë për palën tjetër se ju nuk jeni personi i duhur, me të cilin/cilën ai/ajo duhet të shoqërohet.

• Megalomaniakal: Ndërsa pjesa dërrmuese e njerëzve e kanë kaluar këtë fazë në moshën 8-vjeçare, disa të tjerë besojnë naivisht se janë qendra e universit. Kini parasysh se kjo është quajtur sindroma e Donald Trump. Doni vërtet që të krahasoheni me Donald Trump?

Ndonjëherë emergjencat ndodhin, një ngjarje e paparashikueshme del para nesh. Gjithsesi, edhe kur ndodh mundohuni të “jepni llogari” në mënyrë të detajuar, mos u kurseni të kërkoni ndjesë për vonesën, sigurojeni palën tjetër se e keni marrë shumë seriozisht dhe se nuk do të përsëritet më.

T’i kushtoni vëmendje përpikmërisë, nuk ka të bëjë me paragjykimet apo të stresojmë veten. Në fakt, është pothuajse e kundërta e kësaj. Mendoni sikur çdo njeri në jetën e tij të bënte fiks atë gjë për të cilën ka premtuar? Dhe një fillim i mirë është vetja jonë:

“5 minuta herët” jeni në kohë, “Në Orar” jeni vonë, “Vonë” e papranueshme!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0