1. Amazon.com
Amazon është një website që operon në disa shtete në mënyrë të pavarur. Amazon.com renditet e para përsa i përket të ardhurave vjetore, në krahasim me konkurrentët e tjerë.
2. Ebay.com
Ebay është konceptuar në një mënyrë krejt të veçantë. Është një website ku jo vetëm mund të blesh produkte të çdo kategorie, por edhe mund të shesësh sendet e tua vetjake. Nëse nuk e keni gjetur ne ebay atë që po kërkoni, atëherë shanset janë të pakta ta gjeni diku tjetër.
3. Walmart
Po, Walmart ka një dyqan online. Me rreth 1 milionë artikuj ajo i ofron të gjitha produktet që ka në supermarketet fizike. Kështu që nuk keni më nevojë të dilni nga shtëpia për të bërë blerjet tuaja!
4. Alibaba.com
Alibaba është një nga sitet më popullor të shitjeve online. Ai ofron një numër të madh dhe të shumëllojshëm artikujsh.
Artikulli u publikua në faqen 42 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
5. Target.com
Target fillimisht u hap si një portal që do të shërbente vetëm për tregun amerikan, por tashmë ai funksionon në të gjithë botën. Një numër i madh klientësh janë besnik ndaj Target.com, saqë nuk pranojnë të blejnë në asnjë vend tjetër.
6. Bestbuy.com
Ashtu siç ka edhe emrin, ky site është me të vërtetë i dobishëm. BestBuy ju ofron çmimet më të lira që mund të gjeni online. Nëse po kërkoni të bëni një blerje të zgjuar, atëherë bestbuy.com është zgjedhja e duhur.
7. Flipkart.com
Flipkart është një website indian i cili po njeh një rritje graduale në të gjithë botën. Flipkart.com ka mundur konkurrencën e faqeve të tjera e-commerce në tregun aziatik dhe tani konsiderohet si një Amazon e dytë edhe për shkak se themeluesit e saj kanë qenë dy ish-punonjës të amazon.com.
8. Shop.com
Siç shihet edhe nga emri, e vetmja gjë që mund të bësh në këtë faqe është të blesh. Veçantia e shop.com qëndron te fakti që mund të bleni produkte për vetëm $1. Gjithçka që ju duhet të bëni është të vendosni ofertën tuaj dhe nëse asnjë blerës tjetër nuk e kapërcen atë, atëherë produkti bëhet juaji për vetëm $1.
9. Groupon.com
Është një website fantastik ofertash dhe uljesh. Filozofia e GROUPON është të ofrojë produkte dhe shërbime me të paktën -50% zbritje. Ka rreth 35 milionë persona të regjistruar dhe që një ofertë të bëhët e vlefshme duhet të arrijë një numër të madh kërkesash për atë shërbim/produkt.
10. Ikea.com
Nëse jeni duke kërkuar të kompletoni shtëpinë tuaj, Ikea.com është zgjedhja e duhur. Ikea ofron një gamë të gjerë të produkteve shtëpiake, duke filluar nga enët e kuzhinës e deri te mobiljet.
Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni: 10 kompanitë shqiptare më të mira në e-commerce.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.