Sfida kryesore e Shqipërisë mbetet niveli i lartë i borxhit, që në fund të vitit 2015 do të jetë 73%, për të rënë më pas në 70% në 2016.
Kështu vlerëson agjencia prestigjioze e kreditimit Moody’s, e cila ka bërë një raport të veçantë të quajtur “Qeveria e Shqipërisë”.
“Ndërsa kandidatura e Shqipërisë në BE ka nxitur luftën kundër korrupsionit dhe përparimet në reformën e sektorit publike, përshtatja institucionale me standardet e BE-së mbetet ende e tejzgjatur dhe ne presim që mjedisi i biznesit të mbetet i kufizuar”, ka thënë Evan Vvohlman, as.zv. president, analist dhe autori i raportit të Moody’s.
Sfida kryesore e Shqipërisë mbetet niveli i lartë i borxhit, dhe kërkesa e vazhdueshme për huamarrje e qeverisë, dhe pse rreziqet e rifinancimit janë zbutur pas marrjes së 450 milionë eurove Eurobond në nëntor. Raporti vëren se treguesit fiskalë u përkeqësuan ndjeshëm para zgjedhjeve parlamentare të 2013.
“Megjithatë ne presim efekte pozitive nga integrimi në BE, e cila ka provuar të jetë një guidë e rëndësishme hyrjes së investimeve të huaja direkte, mes vendeve për anëtarësim në rajon”, ka shtuar Vvohlman.
Raport i Moody-s vlerëson pozitivisht punën e qeverisë shqiptare me institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja apo Banka Botërore. Këto marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e strukturës së brendshme të borxhit, i cili është i kufizuar nga një maturi e shkurtër mesatare dhe një mbështetje e lartë në sektorin e brendshëm bankar, i cili në vetvete është i ngarkuar me volumin e madh të kredive me probleme.
Për më tepër, vlerëson raporti, vazhdon reforma në sektorin energjitik, me mbështetjen e Bankës Botërore, dhe kjo është theblësore për përmirësimin e klimës së biznesit, dhe parandalimin e situatave të tilla, me borxhe të pashlyera ndaj qeverisë.
Komentet e Moody’s vijojnë më tej se progresi i suksesshëm përsa i përket reformës strukturore pozitive të kredisë, veçanërisht trajtimi i korrupsionit, forcimi i të drejtës së pronës dhe sistemit gjyqësore, do të sjellë përmirësim të konkurrencës dhe do të zgjerojë tërheqjen e biznesit.
/Top-Channel/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.