7 rolet e ndryshme që bën një sipërmarrës - Business Magazine Albania

7 rolet e ndryshme që bën një sipërmarrës


Hapja dhe zhvillimi i një biznesi nuk është punë e lehtë. Në fillim të biznesit ju duhet të bëni pak nga të gjitha për shkak se shpenzimet për të punësuar të tjerë do rrezikojnë të ardhmen e kompanisë.  Gjatë zhvillimit të biznesit tuaj, ju do e gjeni veten duke bërë role të ndryshme si: 

1.Financier 

Suksesi financiar është faktori kryesor që vendos midis vazhdimit të kompanisë apo dështimit. Megjithëse mund të keni një financier, ju duhet të dini shumë mirë të lexoni bilancet dhe pasqyrat financiare për të marrë vendimet e duhura.

2.Marketer 

Një ndër detyrat kryesore tuaja si biznesmen është krijimi i një imazhi sa më të mirë për kompaninë tuaj. Ju mund të punësoni një marketer, por përgjegjësia është e juaja të vendosni për planin e marketingut.

3.Recepsionist

Kur kompania  të rritet, ju mund të punësoni një sekretare apo recepsionist  për t’u përgjigjur telefonatave, postës elektronike apo vizitorëve. Në fillim gjithë kjo punë do bjerë mbi ju, doni apo s’doni.

4.Drejtor i Burimeve Njerëzore 

Si një sipërmarrës , përgjegjësia është tuaja për të ndërtuar skuadrën e punës. Lojtarët e ekipit të punës do të realizojnë objektivat dhe idetë që keni. Prandaj është detyrë e rëndësishme të kontrolloni dhe të intervistoni vetë kush do të jetë pjesë e kompanisë dhe çfarë aftësish, edukimi, kulture apo personaliteti do të kërkoni nga punonjësit e rinj.

5.Shërbimi ndaj klientit 

Si një sipërmarrës i ri, ju do të keni përgjegjësinë të siguroheni që klientët tuaj janë të kënaqur. Në  fillim do të keni pak klientë dhe ata do të jenë shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e biznesit, kështu që komunikimi me blerësit e produktit  duhet të jetë prioritet.

6.Lider 

Nuk është surprizë që kjo do të jetë detyra juaj që nga themelimi i kompanisë. Ju duhet të jeni një shembull i mirë i ekipit ku jeni kapiten. Si lider përveç shembullit të mirë duhet të mbani lart  moralin e grupit dhe të bëni më të mirën për të zgjidhur çdo konflikt të mundshëm.

7.Vendimarrës 

Ju nuk do të keni kohën për të parë çdo gjë që ndodh në kompaninë tuaj. Si një drejtues, pjesëtarët e kompanisë tuaj do të vinë t’iu kërkojnë përgjigje për të vendosur se çfarë hapash duhet të ndërmarrin për problematika  të ndryshme. Vendimet tuaja  finale do të jenë ato që do e çojnë kompaninë drejt rritjes apo jo.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0