Siguria kibernetike si prioritet strategjik! AmCham, forum me ekspertët e Oracle dhe institucionet kyçe - Business Magazine Albania

Siguria kibernetike si prioritet strategjik! AmCham, forum me ekspertët e Oracle dhe institucionet kyçe

Siguria kibernetike si prioritet strategjik! AmCham, forum me ekspertët e Oracle dhe institucionet kyçe
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në një botë gjithnjë e më të dominuar nga teknologjia, ku digjitalizimi po zë një rol kyç në operacionet e bizneseve, siguria kibernetike nuk është më thjesht një çështje e departamenteve të IT-së, por një garanci themelore për qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e çdo kompanie. Drejtori i Dhomës Amerikane, Neritan Mullaj, duke përshëndetur Forumin “Building Secure Systems, Strengthening Cyber Resilience”, theksoi rëndësinë e ngritjes së sistemeve të avancuara të sigurisë, duke e vendosur këtë çështje në qendër të prioriteteve të biznesit. Pikërisht në funksion të këtij vizioni, Dhoma Amerikane organizoi  forumin me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Oracle, përfaqësuesve të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si dhe specialistëve vendas të fushës.

Forumi vuri në qendër të diskutimit rolin thelbësor të lidershipit dhe bashkëpunimit ndërsektorial në ndërtimin e qëndrueshmërisë kibernetike. “Koha për të ndërtuar sisteme të sigurta kibernetike është tani, kjo nuk është më një çështje që mund të shtyhet,” u shpreh Kryetari i Komitetit të Biznesit Digjital, Genti Daci. Ai theksoi se rreziku kibernetik ka tejkaluar dimensionin teknik, duke u shndërruar në një çështje strategjike për biznesin, ndaj së cilës Dhoma Amerikane po i kushton një vëmendje të shtuar.

Paneli, i përbërë nga Esmeralda Kazia, Drejtoreshë në Drejtorinë e Monitorimit dhe Reagimit ndaj Incidenteve në AKSK, Tine Lenarčič, ekspert i qëndrueshmërisë kibernetike nga Oracle, Pavle Marjanović, konsulent për zgjidhje në ndërtimin e sistemeve të sigurta pranë Oracle, si dhe Sokol Qeraxhiu, themelues i Prisma, dhe i moderuar nga Lejdina Çuçi, Drejtoreshë Operacionale në InfoSoft Systems, zhvilloi një diskutim të thelluar që ndërthuri ekspertizën teknike, kuadrin ligjor, sigurinë në sistemin bankar dhe vizionin strategjik për forcimin e sigurisë si në nivel organizativ, ashtu edhe në atë kombëtar.

Lexo edhe:Zhvillimi personal nuk është më motivim, është infrastrukturë!

Diskutimet u përqendruan në transformimet e rëndësishme që po shoqërojnë procesin e digjitalizimit dhe po i ekspozojnë kompanitë ndaj kërcënimeve gjithnjë e më të sofistikuara. Këto kërcënime nuk synojnë më vetëm të dhënat, por edhe sistemet e komunikimit dhe vazhdimësinë operacionale. Qasja e ekspertëve të Oracle u fokusua në ndërtimin e infrastrukturave të sigurta të komunikimit për ndërmarrjet, duke integruar zgjidhje cloud, shërbime të mbështetura nga inteligjenca artificiale dhe mekanizma të avancuar mbrojtjeje. Panelistët nënvizuan se sulmet moderne kibernetike kanë evoluar përtej metodave tradicionale, si email-et, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt komunikimeve në kohë reale, përfshirë zërin dhe mesazhet, çka e bën të domosdoshëm rishikimin e mënyrës se si ndërtohen dhe menaxhohen sistemet e sigurisë.

Në përfundim, forumi pasqyroi një konsensus të gjerë mes të gjithë panelistëve se siguria kibernetike përbën një përgjegjësi të përbashkët, e cila kërkon koordinim të ngushtë ndërmjet sektorit privat, institucioneve publike dhe ofruesve të teknologjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0