Ekspertë nga BMW, Viber, LinkedIn, TEDx dhe MAGNA International po vijnë në PowerToHR - Business Magazine Albania

Ekspertë nga BMW, Viber, LinkedIn, TEDx dhe MAGNA International po vijnë në PowerToHR

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Samiti global PowerToHR është drejt organizimit të edicionit më të fuqishëm dhe inovativ6 dhe 7 maj në AMC Hall nëPrishtinë. Ky edicion mbledhë disa nga ekspertët më të njohur të Burimeve Njerëzore dhe lidershipit nga kompani që formësojnëtregun global.

Nga BMW, LinkedIn, Magna International dhe RakutenViber, deri te profesionistë me që kanë dhënë fjalime inspiruesenë TEDx Talks, ata po vijnë Prishtinë për të treguar përvoja reale nga organizata që ndikojnë mënyrën se si ndërtohen ekipet, zhvillohet talenti dhe ndikohemi çdo ditë me trendet në punën tonë.

Më poshtë po ju njoftojmë me folësit që do të jenë pjesë e edicionit të katër të PowerToHR.

Ekspertë nga kompani që formësojnë tregun global

Zsombor Szabó – BMW Manufacturing Hungary

Si HR Marketing Specialist në BMË Manufacturing Hungary, Zsombor punon në ndërtimin e strategjive të targetuara për tërheqjen e talenteve. Ai përkthen nevojat e fuqisë punëtore në mesazhe të qarta, kanale të duhura dhe eksperienca të rëndësishme për kandidatët.

PowerToHR 4, ai do të ndajë një perspektivë praktike mbi mënyrat se si organizatat mund të lidhen më mirë me talentin e duhur në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Vesna Mardonovic – përvojë lidershipi në GSK dhe Omnicom Media Group

Me mbi 30 vite përvojë në lidership dhe strategji, Vesna ka ndikuar në zhvillimin e organizatave dhe brendeve përmes roleve të larta në kompani ndërkombëtare si GSK dhe OmnicomMedia Group.

PowerToHR 4, ajo do të sjellë një perspektivë të fuqishme mbi lidershipin modern, kulturën organizative dhe elementet që i bëjnë kompanitë të dallohen në treg.

Iskra KoneskaMagna International

Si HR ManagerMagna International, Iskra është një lidere e HR që fokusohet në transformimin e organizatave përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ajo ka përvojë në kompani multinacionale dhe organizata të orientuara drejt inovacionit, me fokus në planifikimin e fuqisë punëtore, performancën dhe zhvillimin organizativ.

PowerToHR 4, ajo do të ndajë një perspektivë të orientuar drejt së ardhmes për mënyrën se si HR mund të evoluojë në një funksion më strategjik dhe të fuqizuar nga teknologjia.

Larisa Halilovic – eksperte globale e lidershipit dhe folëse në TEDx

Larisa është një eksperte e zhvillimit të lidershipit me mbi 20 vite përvojë në coaching, mentoring dhe zhvillimin e ekipeve në industri të ndryshme, përfshirë teknologjinë, median dhe arsimin.

PowerToHR 4, ajo do të ndajë perspektiva mbi lidershipin e qëndrueshëm dhe mënyrat se si liderët mund të ndërtojnë ekipe më të forta dhe më të angazhuara.

Erica FarmerLinkedIn Learning

Me mbi 25 vite përvojë në learning & development, Erica është instruktore në LinkedIn Learning, folëse në TEDx dhe një nga zërat më të njohur për inteligjencën artificiale dhe aftësitë e së ardhmes. Ajo është gjithashtu autore e librit AI for PeopleProfessionals.

PowerToHR 4, Erica do të flas për atë se ku duhet të fokusohen liderët e HR për të udhëhequr me besim në epokën e AI.

Stefani ZdravkovaRakuten Viber

Si International HR Specialist në Rakuten Viber, Stefani punon në zhvillimin e strategjive të njerëzve dhe përmirësimin e proceseve të HR në tregje të ndryshme. Ajo është e përfshirë në iniciativa që fokusohen në përvojën e punonjësve, mirëqenien, përfshirjen dhe angazhimin e tyre.

PowerToHR 4, ajo do të ndajë ide dhe praktika mbi krijimin e një përvoje të fortë për punonjësit që nga dita e parë, si bazë për ekipe të angazhuara dhe me performancë të lartë.

Mbi 100 sesione interaktive dhe diskutime që formësojnë të ardhmen e punës

Programi i PowerToHR përfshin mbi 100 sesione interaktive, duke përfshirë:

Keynotes
Fireside chats
Panele diskutimi
Masterclass
Sesione mentorimi

Këto sesione trajtojnë temat më aktuale të industrisë, nga transformimi i HR dhe ndikimi i AI në punë, deri te zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.

Një hapësirë për netëorking dhe mundësi të reja

Me rreth 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, PowerToHR krijon një platformë të fuqishme për rrjetëzim profesional dhe ndërtimin e partneriteteve të reja në rajon.

Ky samit është një mundësi për të mësuar nga ekspertët, për të ndërtuar lidhje të reja dhe për të qenë pjesë e diskutimeve që po formësojnë të ardhmen e punës.

Future is now.
Bëhuni pjesë e samitit që po sjell përvoja globale dhe ide të reja në Prishtinë: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0