Çelik Nimani: Gabimi që po bëjnë bizneset në Shqipëri dhe Kosovë me teknologjinë - Business Magazine Albania

Çelik Nimani: Gabimi që po bëjnë bizneset në Shqipëri dhe Kosovë me teknologjinë

Në kohën që po jetojmë, të kuptuarit e Inteligjencës Artificiale nuk është më luks, por domosdoshmëri. Në këtë intervistë, flasim me Çelik Nimanin, themelues i 38shift, specialist i AI-së dhe një nga zërat më të spikatur në transformimin digjital në rajon.

Me një përvojë ndërkombëtare që përfshin bashkëpunime me kompani si: Google, IKEA dhe Volvo, ai sjell një perspektivë të qartë mbi atë që realisht e ndan një biznes që thjesht ndjek trendet nga një tjetër që është në pararojë të tyre. Si folës në “Mjeshtëro Biznesin”, Çeliku ndan me ne disa insight-e konkrete mbi mënyrën se si edhe bizneset në Shqipëri dhe Kosovë mund të përdorin AI-në për të krijuar avantazh konkurrues pa pasur nevojë për burime të mëdha.
Nga roli vendimtar i lidershipit, te gabimet më të zakonshme në transformimin digjital dhe AI-në dhe trendet që do të ndikojnë të ardhmen, kjo bisedë është një qasje praktike për çdo sipërmarrës që kërkon të ndërtojë një biznes të qëndrueshëm dhe “future-proof”.

 

Duke pasur eksperiencë me kompani si Google, IKEA dhe Volvo, cili është ndryshimi kryesor që i bën këto kompani të suksesshme në adoptimin e teknologjisë krahasuar me bizneset në rajonin tonë, në Shqipëri dhe Kosovë?

Nganjeherë mund të duket shumë komplekse për ta analizuar dhe dhënë një përgjigje sesi këto biznese janë më të suksesshme në adaptım të teknologjisë, megjithatë nga ajo që kam kuptuar duke punuar nga afër me këto kompani është se ndryshimi fillon nga lidershipi. Pra udhëheqësia e kompanisë është ajo që influencon, shtynë përpara dhe adapton teknologjinë në zemër të biznesit, jo si një shtojcë. Pra krijojnë politika, role, struktura, vizion që teknologjia të shtyjë përpara projekte të reja, procese e kështu me radhë dhe gjithashtu jep hapësirë dhe mundësi që punonjësit t’i prezantojnë ato ide dhe kompania t’i përqafojë. Ndryshimi për adaptim të teknologjisë nuk vjen vetëm nga lart-poshtë apo poshtë-lartë, por vjen nga të gjitha drejtimet.

Si mund të përdorin konkretisht bizneset shqiptare AI-në për të krijuar avantazh konkurrues, pa pasur burime të mëdha financiare?

Bizneset shqiptare mund të përdorin Intelegjencën Artificiale në shumë aspekte. E para, që duhet theksuar është se qasja nuk është komplekse. E tëra që duhet është interesim dhe veprim. E shoh nga afër që ka interesim të punonjësve për inovacione dhe AI, por nga punëdhënësit shpeshherë nuk po ofrohet mundësia duke bërë shumë kalkulime, analiza të rrisqeve, e lloj-lloj hezitime në kët drejtim. E vërteta është që duke qenë të hapur për inovacion, je një hap më afër botës, dhe se nuk ngelesh prapa konkurrencës. Intelegjenca Artificiale për të filluar nuk ngërthen në vete kosto të madhe të investimit, megjithat kthimi në investim, krahasuar me teknologjitë e mëparshme është shumë më i shpejtë, nëse bëhet si duhet.

Cili është një gabim i zakonshëm që bëjnë bizneset kur tentojnë transformimin digjital dhe si mund të shmanget?

Një gabimi i zakonshëm është që mendojnë se teknologjia është si një shtojcë që mund të implementohet si instalimi i një softueri. Si me transformim digjital, njëjtë edhe me transformim me AI, ndryshimi fillon kur mendohet të implementohet nga qendra e biznesit, me rekrutime e kontraktime të reja që e udhëheqin dhe implementojnë. Benefitet janë larg më ndryshe kur mendohet kësisoj, sesa kur mendohet vetëm si një “benefit shtesë”. Intelegjenca Artificiale, nuk është benefit shtesë, është transformim rrënjësor i modelit të biznesit.

Në një treg që ndryshon me shpejtësi, a është më e rëndësishme teknologjia apo mendësia e lidershipit për të udhëhequr inovacionin?

Të dyja janë të rëndësishme. Në ditë e sotme nuk shkon njëra pa tjetrën. Mendsia e lidershipit për të udhëhequr me inovacion është jashtëzakonisht e rëndësishme në ditët e sotme për të qenë konkurrues, veçmas nëse dikush mendon përtej kufinjëve. Pra nëse mendon të krijosh biznes që ka synim përtej tregut shqiptar, duhet të jesh i shpejtë, i adaptueshëm në teknologji dhe të jesh inovativ… nganjëherë edhe të rrezikosh me procese e vegla, por edhe nëse nuk funksionojnë si duhet, do të kesh mësuar shumë.

Ju jeni një nga folësit e “Mjeshtëro Biznesin”. Cilat janë disa përdorime praktike të AI-së që një SME mund t’i implementojë menjëherë pas kësaj konference?

Aplikimet më praktike mund të jenë, qysh prej konfigurimit të Claude nga Anthropic në zemër të biznesit nga dita e parë, deri te krijimi i agjentëve, zbatueshmëria e tyre, monitorimi dhe përfitimet që mund të sjellin për biznes. Në mes tjerash pas konferencës, mendoj që pjesëmarrësit do të mund të mendojnë edhe më ndryshe për Intelegjencën Artificale, nëse deri dje e kanë përdorur vetëm për chat, sot do të mund të mendojnë përtej chat-it sepse chat-i është vetëm 1% e fuqisë së vërtetë të Ai. Dhe kur e them këtë nuk flas vetëm për kompani teknologjike, por për çfarëdo biznesi, qoftë në shëndetësi, hotelieri, ndërtimtari apo logjistikë.

Nga eksperienca juaj ndërkombëtare, cili është një trend global në transformimin digjital që pritet të ndikojë fort edhe në Shqipëri?

Kohëve të fundit është një trend në rritje e sipër që Intelegjenca Artificiale do të kapërcejë transformimin digjital. Çka nënkupton kjo? Pra nëse transformimi digjital ka qenë për të rindërtuar të kaluarën, Intelegjenca Artificiale është për të ndërtuar të ardhmen. Dhe kjo do të afektojë edhe Shqipërinë. Pra ka shumë bízmese globale, që janë duke kaluar hapin e transformimi digjital dhe po dalin në transformim me Ai. Në aspektin edhe më praktikë, trende globale që mund të afektojnë Shqipërinë së shpejti janë edhe përdorimet e ndryshme të dronëve, që janë bërë çelsi i gjithçkaje jo vetëm në luftë, por edhe në jetë të përdtishme.

Nëse do t’i jepnit një këshillë një sipërmarrësi të ri për të ndërtuar një biznes “future-proof”, cila do të ishte ajo?
Ndryshimi i mendësisë. Pra të mendosh për AI, nëse duhet investuar në të apo jo është gabim. Nuk është çështje nëse duhet, por është çështje sa shpejtë mund të fillosh ta adoptosh në biznes, ta tranojsh stafin dhe të ecësh më tutje. Po s’e bëre ti, do të ta marr tregun tjetri që veçse është duke përdorur AI-në.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0