Vetëm pak vite më parë ishin adoleshentë me ide të çmendura. Sot, ata drejtojnë një kompani që vlen 1 miliard dollarë dhe po sfidon mënyrën si bizneset kuptojnë njerëzit.
Lexo gjithashtu: Anglia emëron Kryepeshkopen e parë femër!
Startup-i i inteligjencës artificiale Aaru është kthyer në një nga “unicorn”-et më të rinj në botën e teknologjisë. Pas tij qëndrojnë tre emra që po bëjnë bujë: Cameron Fink, Ned Koh dhe John Kessler, të gjithë nën 20 vjeç në momentin e themelimit.
Madje, Kessler ishte vetëm 15 vjeç kur u bë drejtues teknologjie, aq i ri sa dokumentet e investimit u firmosën nga prindi i tij.
Por ajo që e bën këtë startup vërtet të frikshëm për tregun… është ideja.
Aaru nuk përdor më njerëz realë për sondazhe.
Në vend të tyre, krijon mijëra profile virtuale, “njerëz digjitalë” të ndërtuar nga AI, që mendojnë, reagojnë dhe marrin vendime si konsumatorë të vërtetë. Duke përdorur të dhëna demografike dhe psikologjike, kompania simulon sjelljen e tregut në mënyrë të menjëhershme.
Pra, bizneset nuk pyesin më njerëzit… por algoritmin.
Kjo teknologji po përdoret tashmë nga gjigantë si McDonald’s, Boston Beer Company dhe studioja filmike A24. Madje, Aaru po bashkëpunon edhe me Bayer për testimin e fushatave dhe mesazheve kreative.
Edhe ambienti i punës duket si një miks mes startup-i dhe konvikti studentor: nga kosh basketbolli, deri te “dhoma e shfryrjes”, ku punonjësit thyejnë mobilje pas dështimeve në kod.
Një kulturë e çuditshme? Ndoshta.
Por me një vlerë prej 1 miliard dollarësh, duket se “çmenduria” po funksionon.
Pyetja që mbetet:
A po hyn bota në një epokë ku njerëzit zëvendësohen nga versione të tyre virtuale?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto