Arti si ilaç për trupin dhe mendjen, si krijimtaria përmirëson shëndetin tonë - Business Magazine Albania

Arti si ilaç për trupin dhe mendjen, si krijimtaria përmirëson shëndetin tonë

Arti si ilaç për trupin dhe mendjen, si krijimtaria përmirëson shëndetin tonë

Të gjithë e dimë ndjesinë e zakonshme për të ripërtërirë veten. Por shpesh përqendrohemi vetëm tek ushtrimet fizike, dieta dhe meditimet, ndërsa harrojmë një faktor po aq të rëndësishëm për shëndetin tonë: artin dhe krijimtarinë.

Studimet e fundit tregojnë se aktivitetet artistike si këndimi, vallëzimi, vizatimi, leximi apo vizitat në galeri dhe teatro, mund të përmirësojnë dukshëm shëndetin mendor dhe fizik. Pjesëmarrja e rregullt në art ndihmon në reduktimin e ankthit, depresionit dhe stresit, ndërsa përfitimet mund të jenë edhe parandalues. Për shembull, njerëzit që frekuentojnë rregullisht ngjarje kulturore kanë gjysmën e rrezikut për t’u prekur nga depresioni.

Lexo edhe:Baboon Delivery, 10 vite më pas: historia e një startup-i shqiptar që nuk u dorëzua

Për trurin, aktivitetet artistike funksionojnë si një ushtrim i plotë: forcojnë lidhjet mes pjesëve të ndryshme të trurit, rrisin rezistencën ndaj plakjes dhe krijojnë atë që njihet si “rezervë kognitive” kundër demencës.

Edhe për trupin, arti nuk është thjesht estetik: këndimi dhe vallëzimi përmirësojnë funksionin e mushkërive, ul presionin e gjakut dhe nivelet e glukozës, ndërsa angazhimi në art ndihmon në uljen e inflamacionit dhe ruajtjen e shëndetit fizik.

Ekspertët sugjerojnë disa mënyra të thjeshta për të integruar artin në jetën e përditshme:

– Gjej një burim kreativ që të ngre humorin: dëgjo muzikë apo lexo libra, duke shmangur shpërqendrimet.

– Zgjidh një hobi të ri artistik: vizatim, shkrim krijues, modelim ose instrumente muzikore. Mjafton 30–60 minuta në javë për të parë përmirësime brenda pak javësh.

– Vizito ekspozita dhe ngjarje kulturore: kushto kohë për të vëzhguar dhe reflektuar mbi artin, jo vetëm për pak sekonda.

– Dëgjo muzikë për të përmirësuar ushtrimet fizike: ritmi i muzikës motivon lëvizjet dhe rrit performancën.

– ‘Shfreno’ imagjinatën: loja dhe aktivitetet kreative zhvillojnë fleksibilitetin mendor dhe aftësinë për të përballuar ndryshimet e papritura në jetë.

Siç thekson Daisy Fancourt në librin e saj “Art Cure: The Science of How the Arts Transform Our Health”, përvojat artistike mund të jenë një “lajm i mirë për trurin dhe trupin”, shpesh më të fuqishme sesa trajtimet tradicionale të shëndetit mendor. Nëse deri më tani e keni parë artin si luks, koha është të ndryshoni perspektivën dhe ta bëni pjesë të rutinës tuaj të përditshme.

UCL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0