Elite Travel Group dhe NTLG/Ving & Spies rrisin fluksin e turistëve Nordikë në Jug të Shqipërisë nga 2026 - Business Magazine Albania

Elite Travel Group dhe NTLG/Ving & Spies rrisin fluksin e turistëve Nordikë në Jug të Shqipërisë nga 2026

Elite Travel Group pas një pune disa vjeçare në bashkëpunim me kompaninë më të madhe nordike, NTLG/Ving për të sjellë turistë nordikë në jug të Shqipërisë, ja arriti me sukses!

Një mundësi e re për hotelet, apartamentet, restorantet, aktivitetet dhe bizneset lokale në këtë rajon. Me hapjen e Aeroportit të Vlorës në pranverë të vitit 2026, fluturimet direkte nga vendet nordike do të bëhen realitet, duke krijuar mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e numrit të vizitorëve nga Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda.

Lexo edhe:Mikpritje me bazë teknologjie, si e modernizon Spoonbill eksperiencën në hoteleri dhe gastronomi

Fluturime direkte për në Vlorë: Një hap i madh për turizmin në Shqipëri

Në fillim të qershorit, kompania NTLG Ving & Spies dhe linja e saj ajrore, Sunclass Airlines, do të operojnë fluturime direkte për në Vlora airport (VLO), nga Stokholmi, Oslo dhe Kopenhageni e më pas mundësia nga Helsinki. Ving dhe Spies do të jenë kompanitë e parë nga rajoni i vendeve nordike që do të ketë fluturime direkte për në Shqipëri.
Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për turizmin shqiptar, pasi turistët nordikë do të mund të udhëtojnë direkt në bregun jugor të Shqipërisë, duke shmangur periudhën e mëparshme të transferimit të gjatë nga Janina dhe Korfuzi për në Sarandë.
Ky zhvillim fantastik në vitin e dytë të operimit do të zgjasë sezonin në rajonin e Jugut dhe pritet që, brenda 2028, të shtrihet nga fundi i marsit në fillim të nëntorit. Në 2026 do të kemi 3 fluturime në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, qëndrimi i klientëve do të jetë i njëpasnjëshëm: qëndrimi për 7 netë, 14 netë dhe 21 netë, duke i lehtësuar punën pritësve dhe duke i shmangur ditët e qëndrimit bosh.

Tashmë turizmi ka hyrë në një fazë maturie dhe planet janë që, nga vendet nordike, të kemi rreth 20,000 klientë në 2026 dhe të shkojmë deri në 80,000 – 90,000 brenda 2028, por kjo do të varet nga dëshira dhe cilësia e shërbimit që tashmë operatorët shqiptarë në jug do të ofrojnë. Si turistë që vijnë nga vendet e ftohta, ata do të kërkojnë më të mirën e klimës fantastike shqiptare, ushqimit tradicional, mikpritjes dhe shërbimeve cilësore, aktivitete unike të bizneseve lokale.

Hapja e Aeroportit të Vlorës do të shoqërohet me krijimin e mundësive të reja për të gjithë, duke shtuar më shumë interesin për vendin tonë kaq të bukur.

Hapja e Aeroportit të Vlorës është një mundësi për rritjen e turizmit në këtë rajon dhe do të bëhet një faktor kyç për turistët që vijnë nga vendet nordike. Ky aeroport do të lehtësojë aksesin në plazhet e bukura të Vlorës, Orikumit, Dhermiut dhe Sarandës për 2026, por do të zgjerohet më tej në vitet e ardhshme në rajone të tjera, si Borsh, Himarë, Qeparo etj. Elite Travel Group dhe Ving e shohin këtë hap si mundësi për të pasuruar ofertën turistike në jug të Shqipërisë, duke ofruar një destinacion tërheqës dhe të përballueshëm për turistët gjatë gjithë vitit.
Elite Travel Group, përmes partneritetit me Ving & Spies dhe Sunclass Airlines, po synon ta kthejë jugun e Shqipërisë në atraksionin më të madh të vitit 2026 dhe patjetër që do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë sektorët e turizmit të përfshihen në këtë mundësi të jashtëzakonshme.


CEO i Elite Travel Group, Elvis Kotherja dhe Drejtuesi i Shitjeve dhe Partneriteteve, Krist Dodbiba, shprehen shumë optimistë dhe shpresojnë që deri në 2030 të kemi mbi 200,000 klientë nordikë nga 1 marsi në 15 nëntor!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikimin.”
— Jim Rohn
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0