Mikpritje me bazë teknologjie, si e modernizon Spoonbill eksperiencën në hoteleri dhe gastronomi - Business Magazine Albania

Mikpritje me bazë teknologjie, si e modernizon Spoonbill eksperiencën në hoteleri dhe gastronomi

Transformimi digjital i industrisë së mikpritjes në Shqipëri nuk mund të jetë thjesht një ambicie – ai është domosdoshmëri. Pronarët e hoteleve dhe rrjeteve të restoranteve po kuptojnë çdo ditë e më shumë se pa automatizim, monitorim dhe integrim të sistemeve, humbjet operacionale dhe pasaktësitë rriten në mënyrë të rrezikshme. Pikërisht këtu hyn Spoonbill, një sistem ERP i ndërtuar nga Elite Travel Group, që ndërthur në mënyrë inteligjente menaxhimin e pronave (PMS) me atë të shërbimeve F&B (PoS).

Spoonbill PMS – fleksibilitet teknik për hotele me karakteristika unike

Një nga veçantitë e tregut shqiptar është mungesa e një formati standard për struktura akomoduese: prona të vogla familjare, hotele sezonalë, bujtina në fshat apo apartamente me vetë-menaxhim. Spoonbill PMS është projektuar që të operojë mbi një arkitekturë fleksibël, ku çdo njësi konfigurohet sipas nevojës, nga dhomat, çmimet dhe taksat, deri te politikat e rezervimit dhe integrimet e avancuara.

Lexo edhe: Spoonbill PMS – Digjitalizimi i mikpritjes për t’u përballur me sfidat e vërteta

Në aspektin teknik, sistemi mbështet:

  • Menaxhim multi-property: një përdorues mund të administrojë dhjetëra struktura me të dhëna të ndara, por brenda një platforme të vetme.
  • Kontroll në kohë reale të gjendjes së dhomave, shpejtësi në check-in/out, dhe sinkronizim me platformat më të njohura të shitjes si Booking.com, Airbnb apo Expedia.
  • Integrim i plotë me fiskalizimin elektronik shqiptar, me krijimin automatik të faturave dhe transmetimin e tyre në sistemin e Tatimeve, në përputhje me ligjin.

Nga pikëpamja e zhvillimit, Spoonbill është i ndërtuar për t’u integruar. Përmes një API të hapur dhe të dokumentuar, mundësohen lidhje me sisteme të jashtme financiare, motorë rezervimi, sistemet e smart-lock në dhoma apo CRM-të për komunikim me klientët. Kjo bën që teknologjia të mos jetë një pengesë, por një lehtësues në shkallëzim.

Spoonbill PoS – kontroll mbi operacionet gastronomike

Për hotelet dhe rrjetet që ofrojnë edhe shërbime ushqimore, Spoonbill PoS ndërtohet mbi të njëjtën filozofi teknike: thjeshtësi, por fuqi të lartë për menaxhim.
Sistemi lejon:

  • Menaxhimin e shumë restoranteve dhe bareve në të njëjtën platformë, me llogari të ndara, por me magazinë të përbashkët.
  • Monitorim të inventarit në kohë reale, me sinjalizime për skadenca, mungesa, dhe analiza të detajuara të shitjeve sipas produktit apo kategorisë.
  • Automatizim të blerjeve dhe transferimeve ndërmjet njësive, bazuar në shitje dhe recetat e përcaktuara në sistem.

Për më tepër, Spoonbill PoS është i ndërlidhur natyrshëm me PMS: klientët që konsumojnë në restorant mund të kenë llogarinë e tyre të transferuar automatikisht në dhomë, pa nevojë për ndërhyrje manuale. Të dhënat nga F&B kontribuojnë në analizën totale të shpenzimeve dhe të performancës së njësisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0