Tirana u kthye në një pikë takimi për liderët e biznesit dhe teknologjisë, teksa Oracle, në bashkëpunim me partnerin e saj strategjik Prisma, organizoi një event të dedikuar mënyrës se si EPM, ERP dhe AI po riformësojnë proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes në kompanitë moderne.
Sipas të dhënave të fundit nga Gartner dhe Forrester, Oracle Fusion ERP mban vendin e parë në botë për menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, me mbi 30,000 kompani që e përdorin globalisht. Investimet e Oracle në AI janë ndër më të mëdhatë në industrinë e teknologjisë, duke bërë që sot, pothuajse çdo proces i administrimit të biznesit të mbështetet nga inteligjenca artificiale, nga financat, te burimet njerëzore, zinxhiri i furnizimit dhe analiza e të dhënave.
Lexo edhe: Rritja e dhunës mes adoleshentëve/ A duhet të futet “Media Sociale” si lëndë në shkolla?
Prisma është ndër të paktat kompani në rajon të certifikuara për implementimin e Oracle Fusion ERP dhe EPM. Me mbi 17 vite eksperiencë në tregun IT dhe 15 vite partneritet të qëndrueshëm me Oracle, Prisma ka përshtatur këto platforma për nevojat e tregut shqiptar. Sot, Fusion ERP lidhet natyrshëm me sistemet e taksave dhe ato bankare në Shqipëri. Ajo ofron një zgjidhje të plotë për bizneset që kërkojnë të rriten dhe të përputhen me standardet më të mira botërore.
Eventi mblodhi në një hapësirë të përbashkët drejtues të nivelit C-level, si dhe profesionistë nga fushat e kontabilitetit, IT-së dhe zhvillimit të software-it, për të diskutuar se si integrimi i zgjidhjeve Oracle EPM dhe ERP, i kombinuar me AI, po i ndihmon ekipet drejtuese të marrin vendime më të shpejta, më të zgjuara dhe më të sigurta, në një mjedis tregu gjithnjë e më kompleks.
Në një kohë kur Shqipëria po përgatitet për integrim në tregun europian, adoptimi i sistemeve të tilla është thelbësor për standardizimin dhe modernizimin e njësive ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, mbi 60% e ndërmarrjeve shqiptare kanë nevojë për digjitalizim të proceseve të tyre për të qenë konkurruese në rajon dhe më gjerë.
Rritja e kostove të punës dhe burimeve është tjetër sfidë për bizneset rajonale. Përqafimi i praktikave më të mira në biznes dhe AI është tashmë një kërkesë e kohës. Sipas një studimi të fundit të McKinsey, kompanitë që adoptojnë AI në menaxhimin e burimeve rrisin produktivitetin mesatarisht me 20-30%. Në vende në zhvillim, përfitueshmëria mendohet të jetë edhe më e lartë.
Përfaqësuesit e Oracle shprehën vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunimin afatgjatë me Prismën, duke theksuar rëndësinë e partnerëve lokalë në suksesin e implementimit të teknologjive të avancuara në tregje si Shqipëria.
“Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan eventit tonë të përbashkët EPM & ERP në Tiranë me partnerin tonë Prisma. Ishte një kënaqësi të shihnim drejtues dhe liderë të kompanive kryesore shqiptare duke diskutuar sesi teknologjitë e integruara po transformojnë mënyrën e planifikimit dhe drejtimit të performancës,” – u shprehën përfaqësuesit e Oracle, duke nënvizuar rëndësinë e këtij partneriteti për zhvillimin e tregut lokal.
Në krye të kësaj kompanie kaq të suksesshme qëndron Sokol Qeraxhiu, një nga figurat kyçe të zhvillimit dhe doptimit të zgjidhjeve software në Shqipëri.
Themelues i disa shoqërive në fushën e shërbimeve IT, z. Qeraxhiu sjell një eksperiencë të konsoliduar nga role të mëparshme në industrine e financiare dhe ne modernizimin e proceseve. Eventi Oracle–Prisma konfirmoi edhe një herë se teknologjia nuk është më vetëm një mjet mbështetës, por një element strategjik që përcakton mënyrën se si kompanitë planifikojnë të ardhmen, menaxhojnë performancën dhe ndërtojnë avantazh konkurrues. Me një partneritet 15-vjeçar të provuar dhe me ekspertizë të thelluar lokale, Prisma vazhdon të pozicionohet si një urë lidhëse mes inovacionit global të Oracle dhe nevojave konkrete të tregut shqiptar.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.
