Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025 - Business Magazine Albania

Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025

Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2025

Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje të qëndrueshme në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sipas INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve u rrit me 6,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. I përshtatur sezonalisht, ky tregues u rrit me 1,4% në krahasim me tremujorin paraardhës.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 5,2% në bazë vjetore. Ndërkohë, tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara regjistroi një rritje më të lartë, prej 8,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024.

Lexo edhe:15-vjeçari përfundon doktoraturën në fizikë kuantike

Në terma tremujorë, të dhënat e përshtatura sezonalisht tregojnë se volumi i shitjeve u rrit me 1,3% në tregtinë me pakicë pa hidrokarbure dhe me 3,4% në tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, kundrejt tremujorit paraardhës.

Në rritjen vjetore prej 6,0% të volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, grupi i artikujve jo-ushqimorë kontribuoi me 1,8 pikë përqindje, po aq sa edhe grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Ndërsa tregtia me pakicë e hidrokarbureve dha kontributin më të lartë, me 2,4 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, këta tregues konfirmojnë vijimin e rritjes së konsumit dhe dinamizmin e aktivitetit tregtar në vend gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0