Lançohet Komuniteti.al, platforma që synon të transformojë administrimin e pallateve në Shqipëri - Business Magazine Albania

Lançohet Komuniteti.al, platforma që synon të transformojë administrimin e pallateve në Shqipëri

Lançohet Komuniteti.al, platforma që synon të transformojë administrimin e pallateve në Shqipëri

Në ambientet e ‘’Innovation Hub’’ tek Piramida e Tiranës u lançua ditën e djeshme Komuniteti.al, platforma e  parë digjitale shqiptare që synon standardizimin dhe modernizimin e administrimit të ndërtesave. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe digjitalizimit të një sektori që prek drejtpërdrejt çdo banor, biznes dhe komunitet urban në Shqipëri, sidomos në qytetet e mëdha ku ky proçes shpesh është më problematik.

Platforma synon të ofrojë një sistem të unifikuar për menaxhimin e kontratave, faturave, detyrimeve financiare, raportimeve dhe ankesave, me perspetivën për të integruar në një moment të dytë edhe inteligjencën artificiale për analizë dhe optimizim operativ.

Eventi u hap nga moderatori Blendi Salaj, i cili theksoi rëndësinë e platformës për transformimin e industrisë: “Prej vitesh administrimi i ndërtesave ka funksionuar me mjete të shpërndara dhe dokumenta offline, duke krijuar jo vetëm mungesë efikasiteti, por edhe perceptim negativ tek qytetarët. Komuniteti.al sjell një bosht të unifikuar, digjital dhe profesional për sektorin.” – u shpreh Salaj.

Në të njëjtën linjë, Arjan Ymeri, Drejtor i Përgjithshëm i ‘’Startup Albania’’, përshëndeti nismën duke theksuar se transformimi digjital nuk është më një zgjedhje, por një nevojë për të garantuar shërbime cilësore dhe besim qytetar.

Bashkëthemeluesit e Komuniteti.al, Erion Çuni dhe Amaraldo Hasani, prezantuan vizionin dhe funksionalitetet kryesore të platformës.

Qëllimi ynë ka qenë të krijojmë një sistem që mund të menaxhojë mijëra ndërtesa, duke përfshirë kontratat, pagesat, detyrimet dhe dokumentacionin. Qellimi është të reduktojmë ngarkesën manuale dhe rrisim efikasitetin operacional.” – tha ndër të tjera Erion Çuni teksa shpjegoi sfidat teknike dhe arkitekturën e platformës.

Lexo edhe: Komuniteti, startup-i që po digjitalizon menaxhimin e ndërtesave në Shqipëri!

Nga perspektiva strategjike, Amaraldo Hasani nënvizoi rëndësinë e momentit për implementimin e platformës: “Tregu shqiptar dhe qytetet e mëdha po përballen me rritje urbane të shpejtë. Komuniteti.al është projektuar për të siguruar standarde uniforme dhe për të modernizuar sektorin, duke përmirësuar transparencën dhe besimin mes komuniteteve dhe administratorëve.” Hasani gjithashtu theksoi avantazhin konkurrues të platformës: përputhshmëria me realitetin shqiptar dhe fleksibiliteti në adoptimin nga kompani të ndryshme, pavarësisht madhësisë apo kapaciteteve teknike.

Platforma tashmë ka nisur regjistrimet për pilotimin e saj nga kompanitë e administrimit dhe aktualisht është operacionale në Tiranë dhe në Vlorë.

Në skenë u ngjit edhe një panel ekspertësh që ofroi perspektiva të ndryshme mbi standardizimin dhe digjitalizimin e administrimit të ndërtesave. Paneli përbëhej nga Rudina Murati (T-Blocks), e fokusuar te teknologjia, blockchain dhe tokenizimi i aseteve; Dritan Dango (Bashkia Tiranë), i cili theksoi rëndësinë e standardeve dhe koordinimit institucional; Isidor Koti (Amai Shpk), i cili ndau eksperiencën e tij mbi realitetin operacional dhe sfidat e kompanive të administrimit; Ledi Imeraj (Agjencia për Inovacion dhe Ekselencë), që nënvizoi rolin e kulturës organizative dhe edukimit të tregut për adoptimin e teknologjisë; dhe Erald Hysa (Arena Center), duke sjellë perspektivën e menaxhimit të hapësirave të mëdha dhe operacioneve komplekse. 

Panelistët diskutuan mënyrat se si Komuniteti.al mund të integrohet në praktikën e përditshme, duke sjellë efikasitet, transparencë dhe standarde të qarta. 

Komuniteti.al po tenton të krijojë një model bashkëpunimi midis institucioneve, kompanive private dhe komuniteteve të banorëve, duke vendosur standarde të reja veprimi dhe digjitalizim të avancuar. Platforma shërben si një shembull i transformimit të sektorit të administrimit të ndërtesave përmes inovacionit dhe teknologjisë. 

Kujtojmë se me hyrjen në fuqi në 2026-ën të Ligjit të ri “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, vendi ynë ka vendosur standarde të qarta dhe të detyrueshme për menaxhimin e hapësirave të përbashkëta. Ligji në fjalë parashikon që çdo ndërtesë me më shumë se një pronar të ketë një administrator të certifikuar dhe një strukturë funksionale të bashkëpronësisë, duke përfshirë regjistrimin e shkallëve, ashensorëve, tarracave dhe fasadave si pasuri të përbashkët në dokumentacionin kadastral. Ai përcakton përgjegjësitë e administratorit për mirëmbajtjen, pastrimin, menaxhimin e kontratave me furnitorët, mbledhjen e kuotave dhe raportimin vjetor të shpenzimeve, ndërsa krijon asamblenë e bashkëpronarëve me kompetenca vendimmarrëse për buxhetin, punimet e mëdha dhe shkarkimin e administratorit. Ligji rrit rolin mbikëqyrës të bashkive, duke siguruar certifikimin e administratorëve, mbajtjen e “librave të bashkëpronësisë” dhe vendosjen e gjobave për shkeljet. 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0