Shqipëria kryeson Ballkanin për përfshirjen e grave në TIK, por mbetet pas në punësim - Business Magazine Albania

Shqipëria kryeson Ballkanin për përfshirjen e grave në TIK, por mbetet pas në punësim

Sipas të dhënave nga Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale (DESI) për Ballkanin Perëndimor për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për vitet 2020–2021, Shqipëria ka mbajtur ritëm mesatar në ofrimin e trajnimeve TIK për punonjësit, me rreth 13–14% të ndërmarrjeve që ofrojnë trajnime.

Ky nivel është më i ulët se ai i Malit të Zi, i cili kryeson rajonin me mbi 25%, dhe shumë larg mesatares së BE-së, që i afrohet 20%. Megjithatë, Shqipëria qëndron mbi Kosovën, ku trajnimi TIK është pothuajse joekzistues.

Shifrat flasin se mbi 27–28% të specialistëve të punësuar në këtë fushë që janë femra duke bërë që Shqipëria të ketë përqindjen më të lartë në Ballkan, më të lartë edhe se mesatarja e BE-së (rreth 19%). Ky është një tregues i rëndësishëm për diversitetin dhe përfshirjen gjinore në sektor.

Edhe në nivel akademik, Shqipëria shfaqet konkurruese. Rreth 8% e të diplomuarve shqiptarë në vitet 2021–2023 vijnë nga fusha e TIK, përqindje e ngjashme me Malin e Zi dhe më e lartë se mesatarja e BE-së (4–5%). Ky potencial i ri njerëzor po krijon bazën për zhvillimin e tregut të punës në teknologji.

Por, sa i përket punësimit real, Shqipëria qëndron ende pas. Vetëm rreth 3.5% e fuqisë punëtore në vitet 2020–2021 përbëhej nga specialistë TIK, me një rënie të ndjeshme në vitin 2022 (rreth 1%). Në vitin 2023, ky tregues arriti vetëm 1–1.2%, shumë më poshtë krahasuar me Serbinë dhe Malin e Zi, që shënojnë mbi 4%, apo mesataren e BE-së që shkon mbi 5%.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria po ndërton një bazë të fortë përmes diplomantëve të rinj në TIK dhe përfshirjes së lartë të grave në këtë sektor, por sfida kryesore mbetet punësimi real i specialistëve dhe ofrimi i trajnimeve të strukturuara në ndërmarrje. Nëse vendi arrin të forcojë lidhjen mes arsimit, trajnimit dhe tregut të punës, atëherë mund të kthehet në një shembull rajonal për zhvillimin e kapitalit njerëzor në teknologji.

ekofin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0