Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta 2025 u përmbyll me sukses! Kjo nismë e Partnerëve Shqipëri që prej vitit 2012, mbështet ide të qëndrueshme dhe inovatore që kontribuojnë në një të ardhme më të gjelbër.
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për biznese të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të kontribuojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor.
Pas prezantimit të 17 ideve konkurruese, juria e ekspertëve përzgjodhi si fituese:
▪ 𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢 𝐝𝐢𝐞𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞 – nga ALSA Olive Oil, prezantuar nga Alvin Gjata;
▪ 𝐆𝐫𝐞𝐞𝐧 𝐒𝐨𝐮𝐧𝐝 𝐒𝐩𝐚𝐜𝐞 – nga Capitol Studio, prezantuar nga Gerald Taho;
▪ 𝐆𝐫𝐞𝐞𝐧 𝐂𝐫𝐚𝐟𝐭– Artizanale HM, prezantuar nga Mikaela Lala;
▪ 𝐏𝐮𝐫𝐞 𝐑𝐞𝐜𝐚𝐥𝐥 – Valorizimi i bukurisë natyrore, prezantuar nga Alketa Muharremi;
▪ 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐚 𝐊𝐚𝐲𝐚𝐤𝐢𝐧𝐠– nga Reality Escapers Albania, prezantuar nga Ornold Bazaj.
Tre prej fituesve do të përfaqësojnë Shqipërinë në garën rajonale Balkan Green Ideas, që do të zhvillohet në Ohër.
Urime të gjithë konkurrentëve për idetë e tyre frymëzuese dhe suksese fituesve!
Organizuar nga: @partnersalbania @duapartnerinvest
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.